E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish ministri i Shëndetësisë gjatë qeverisjes së LSDM-së Vlado Dimov, dje është arrestuar nga Interpoli në aeroportin e Varshavës. Dimov ishte kërkohej në bazë të një me fletëarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të pozitës zyrtare për punësimet joligjore në spitalin e Strumicës, me çka supozohet se e ka dëmtuar shtetin për 2,5 milionë denarë.
Ish ministri i Shėndetėsisė Dimov arrestohet nė Varshavė













Ish ministri i Shëndetësisë gjatë qeverisjes së LSDM-së Vlado Dimov, dje është arrestuar nga Interpoli në aeroportin e Varshavës. Dimov ishte kërkohej në bazë të një me fletëarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të pozitës zyrtare për punësimet joligjore në spitalin e Strumicës, me çka supozohet se e ka dëmtuar shtetin për 2,5 milionë denarë.

Sipas zëdhënësit e ministrisë së Brendshme Kotevski, Dimov është arrestuar në momentin kur me një pasaport bullgare ka tentuar të shkojë në Bullgari.

“Arrestimi i tij është bërë nga Interpoli me kërkesë të Policisë së Maqedonisë, pas një kërkesë që kishte bërë Gjykata Themelore e Strumicës më 25 mars të këtij viti. Dimov, akuzohet për shpërdorim të detyrës derisa ka qenë në postin e ministrit.

Ai akuzohet për punësime të paligjshme në Spitalin e Strumics, me çrast ka dëmtuar shtetin me 2.5 milion denar.”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Dimov veprën penale e ka kryer gjatë vitit 2005, kur si ministër ka lejuar punësime në spitalin në Strumicë pa miratimin e ministrisë së Financave. Ai gjatë ditës së nesërme duhet të dalë para gjyqit hetues në Poloni, i cili duhet të vendos nëse do t'i caktoj paraburgim ekstradues. Ndryshe, kundër Dimovit ka pasur edhe një aferë tjetër. Ai akuzohej nga Drejtoria e të ardhurave publike për fshehje të një tatimi në vlerë prej 790 mijë euro. Ish ministri i Shëndetësisë pas kësaj afere shkoi në Turqi dhe punoi në një spital prestigjioze në Stamboll.
Frosina Pandurska –Dramiqanin

Publikuar: 07.07.2009 | 02:49
Lexuar: 679 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime