Kalimtarët e rastit iu falënderuan kryetarit Osmani për këtë investim të Komunës, sepse siç thanë ata, këtë pjesë të Malit të Thatë e shfrytëzojnë rregullisht për shëtitje në natyrë dhe për piknik, ndërsa tani që vazhdon rruga, do të mund ta shfrytëzojnë akoma më shumë.
Pas hapjes së rrugës malore në distriktin e fshatit Koritë, Komuna e Gostivarit ka vazhduar me hapjen e rrugëve malore edhe në lokalitete të tjera në territorin e saj. Në vijim është hapja e trasesë së rrugës malore prej te vendi i quajtur Uji i tharët mbi fshatin Balindoll, e deri te Stanet e Çajlës.
Punimet, të dielën, i ndoqi nga afër edhe vetë kryetari i Komunës së Gostivarit, me çrast krahas me realizuesit e punëve, u takua dhe bashkëbisedoi me qytetarë të shumtë të cilët kishin dalë në piknik.
Kalimtarët e rastit iu falënderuan kryetarit Osmani për këtë investim të Komunës, sepse siç thanë ata, këtë pjesë të Malit të Thatë e shfrytëzojnë rregullisht për shëtitje në natyrë dhe për piknik, ndërsa tani që vazhdon rruga, do të mund ta shfrytëzojnë akoma më shumë.
Kryetari Osmani, u premtoi atyre se Komuna e Gostivarit nuk do të ndalet me kaq dhe se në perspektivë, rruga e re edhe do të asfaltohet.
Rruga e re malore deri te Stanet e Çajlës do të jetë e gjatë 3,5 4 km me gjerësi prej 3,5 metra dhe me vend për përkalim të automjeteve në çdo 200 metra. Vlera e investimit, sipas parallogarive do të arrijë në 25-30 mijë euro.
Lokaliteti ku trasohet rruga, paraqet një potencial të madh për zhvillim të blegtorisë dhe turizmit malor. Në këtë fazë do të bëhet vetëm trasimi dhe rrafshimi i saj, që do të mundësojë qarkullim edhe me automjete të vogla. Krahas kësaj, do të sanohen edhe pjesët e dëmtuara të rrugës ekzistuese deri te Uji i tharët.