Pajtohem me Mancinin në këtë vlerësim të tij. Ekipi i tij është lart tani me Barcelonën, Realin dhe Bayern Munichun. Ata janë një ekip i mrekullueshëm.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, e vlerëson Manchester Cityn si një prej ekipeve më të mira në botë.
Mancini javën e kaluar tha se ai beson se ekipi i tij tani luan në nivel të Barcelonës dhe Real Madridit. Dhe Mazzarri është dakort me bashkëvendësin e tij.
Pajtohem me Mancinin në këtë vlerësim të tij. Ekipi i tij është lart tani me Barcelonën, Realin dhe Bayern Munichun. Ata janë një ekip i mrekullueshëm.
E kam parë takimin kundër Newcastle në Premier Ligën. Ka aq shumë kualitet në atë fushë kudo që ata luajnë dhe mendoj se ata mund ta mposhtin këdo që dëshirojnë, ka thënë Mazzarri.