E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ky këndvështrim, nënvizohet, Dita e krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe sot festohet nga komuniteti etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë.
Kryeministri Gruevski ua uroi Ditėn e alfabetit tė gjuhės shqipe komunitetit shqiptar


Kryetari i Qeverise të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dërgoi urime deri te pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë me rastin e festës së 22 Nëntorit - Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.

"Gjuha gjithmonë ka qenë mjeti kryesor për komunikim, mes njerëzve, kultivues i traditës dhe mbrojtës i identitetit. Alfabeti nga ana e tij është pjesë e pandashme nga gjuha, e cila siguron rrëfim të tij grafik dhe publikim të tij në opinion. Pikërisht, për këtë, vetë akti i krijimit të alfabetit është akt, i cili ka rëndësi të madhe civilizuese për çdo popull, për çdo kulturë dhe veçori identiteti në ditët e sotme", thuhet në urimin e kryeministrit Gruevski.

Nga ky këndvështrim, nënvizohet, Dita e krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe sot festohet nga komuniteti etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë.

Në shoqërinë tonë, thuhet në urim, gjuhët gjithmonë kanë qenë urë e bashkimit, si në histori, ashtu edhe sot kur alfabeti dhe gjuha shqipe janë pjesë e pandarë e llojllojshmërisë gjuhësore dhe pasurisë shpirtërore të Republikës së Maqedonisë.

"E drejta jonë, nderi dhe detyrimi, është që llojllojshmërinë e këtillë ta respektojmë, kultivojmë dhe festojmë", qëndron në urimin e kryeministrit Gruevski me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.

Publikuar: 22.11.2011 | 10:56
Lexuar: 456 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime