E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo zonë paraqet njërën ndër vatrat më të rëndësishme të biodiversitetiit në rajon dhe ka potencial të bëhet zonë më e madhe e mbrojtur në rajonin e Evropës Juglindore dhe njëra nga zonat më të mëdha në Evropë, deklaroi ministri Ademi.
Ademi nė takim trirateral pėr rajonin e mbrojtur  tejkufitar
- Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në takimin e parë trirateral për rajonin e propozuar të mbrojtur tejkufitar "Mali Sharr-Korab-Deshat" që po mbahet në Kodrën e Diellit.

Qëllimi i nismës është që të mblidhet parametër i gjërë i pjesëmarrësve të interesuar nga rajoni i zonave të mbrojtura të propozuara tejkufitare "Mali Sharr-Korab-Deshat", të vendosen partneritete lokale me çka do të lehtësohen kontaktet dhe konsultimet punuese tejkufitare dhe të vendoset mekanizëm për bashkëpunim afatgjatë tejkufitar.

"Kjo zonë paraqet njërën ndër vatrat më të rëndësishme të biodiversitetiit në rajon dhe ka potencial të bëhet zonë më e madhe e mbrojtur në rajonin e Evropës Juglindore dhe njëra nga zonat më të mëdha në Evropë, deklaroi ministri Ademi.

Ai potencoi se nisma e Qeverisë për shpalljen e Malit Sharr për park të ri nacional është në pajtim për realizimin e këtij visioni të përbashkët, për shkak se, siç tha, Mali Sharr është nën presion të fuqishëm antropogjen që rezulton me degradim gradual të biodiversitetit dhe vlerave të tjera natyrore, që megjithatë është e pamundur pa bashkëpunim dhe aksion të koordinuar me vendet fqinje me të cilët e ndajmë zonën.

"Qeveria ka plan të posaçëm për zhvillimin e Kodrës së Diellit për katër vitet e ardhshme me ndërtimin e hoteleve të reja, shtigjeve të siikimit dhe të ngjashme në vlerë prej mbi 25 milionë euro. Kjo nuk është në kundërshtim as pengesë në procedurën për shpalljen e park të ri nacional por në korrelacion me të, pas çfarë do të fitohet edhe mundësi e re për promovimin e eko turizmit", theksoi Ademi.
Ademi në takim trirateral për rajonin e mbrojtur  tejkufitar -Mali Sharr-Korab-Deshat-

Kontrollet inspektuese, shtoi kanë kontribuar për uljen e prerjes pa leje të maleve dhe gjuetinë e ndaluar dhe, siç theksoi, është ngritur vetëdija te popullata që has në mbështetje.

Në takimin dyditor që filloi dje në organizim të Programit të KB-së për mjedis jetësor me seli në Vjenë përveç Maqedonië marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të organizatave joqeveritare nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Për oficerin programor të UNEP Pjer sandei pasuria dhe bukuritë e zonës kërkojnë bashkëpunim tejkufitar ashtu që takimi është pjesë e serisë së takimeve që ky propgram i realizon me mbështetje të qeverive të Austrisë dhe Finlandës.

"Hasëm në interes të madh edhe nga popullata, por edhe nga institucionet lokale dhe shtetërore, megjithatë qenësore është mbrojtja e mjedisit të mos jetë vetëm në letër por me të vërtetë të realizohet në terren si bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik", tha Sandai.

Drejtori i Drejtorisë të parkut nacional Shara Hazer Dana, nga Kosova informoi se nga ana kosovare pjesa e Malit Sharr është shpallur për park nacional që në vitin 1986, por është në vijim procedura për rishpalljen me ç'rast ai duhet të fitojë hapësirë më të madhe nga ajo paraprake me përfshirjen e hapësirës së komunës Dragash në zonën e mbrojtur.

Për profesorin nga fakultzeti matematiko-natyror në Shkup dhe kryetar i Shoqatës ekologjike të Maqedonisë, Dimçe Melovski pdo muaj vonesë në procedurën për shpalljen e malit Sharr për park nacional do të thotë shkallë shtesë në degradimin e mjedisit ashtu që edhe kapacitetet i vogël relativ që do ta kishte trupi i formimuar për menaxhimin e parkut do të kontribuonte për përmirësimin e situatës.

Publikuar: 22.11.2011 | 19:35
Lexuar: 465 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime