Ky sukses në fushën politikës makroekonomike dhe reformat socio-ekonomike Maqedoninë e vendosin në situatë të volitshme për dallim nga vendet tjera anë rajon, u shpreh Lilia Burunçuk, Banka Botërore - Shkup.
Prej sot shteti edhe zyrtarisht është futur në borxh edhe me 130 milionë euro të tjera. Këto para do të përdoren për plotësimin e deficitit buxhetor të këtij viti si dhe një pjesë për vitin e ardhshëm.
Këto para Ministria e financave i siguroi nga bankat ndërkombëtare komerciale Siti Bank dhe Dojçe Bank, me garanci të Bankës Botërore. Sipas ministrit të financave Zoran Stavrevskit kamata është e volitshme dhe në nivel vjetor arrin 4,8 për qind, që do të thotë se në 5 vitet në vijim, koha kur duhet të kthehet borxhi, në vit do të kthejmë 6,24 milionë euro me emrin kamata, me çka do ta kthejmë dhe pjesën kryesore. Pra deri në vitin 2016 gjithsej do të kthehen 161,2 milion euro. Stavrevski i kënaqur nga kjo marrëveshje.
Me këtë shkallë të ulët të interesit dhe me përkrahjen që morëm me garancinë nga Banka Botërore, arritëm të kursejmë përafërsisht 25 deri 30 milionë euro, të cilat përmes interesit Maqedonia do të duhej patjetër ti paguaj po ti mos kishim garanci nga Banka Botërore, deklaroi Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Nga Banka Botërore e cila para bankave të huaja garanton për borxhin, deklarojnë se ky model i gjetjes së parave, për tu financuar harxhimet e qeverive nga ajo që realisht mund të grumbullojnë nëpërmjet tatimeve, është risi që dëshmon se banka është fleksibile në kohë krize, por dhe se para jepen atje ku ka politikë të qëndrueshme qeveritare dhe ku mund të mbështeten reformat.
Garanci të bazuara në politika u jepen vendeve që kanë arritur sukses në fushën e politikës makroekonomike, Maqedonia është vend i tillë që ka arritur shumë në fushën makroekonomike.
Ky sukses në fushën politikës makroekonomike dhe reformat socio-ekonomike Maqedoninë e vendosin në situatë të volitshme për dallim nga vendet tjera anë rajon, u shpreh Lilia Burunçuk, Banka Botërore - Shkup.
Të dyja bankat ishin të kënaqura që i ndanë paratë Maqedonisë. Bankierët theksuan se marrëveshja për borxhin u arrit shpejt. Ndërkaq, Stavresvki theksoi se deficiti buxhetor për këtë vit, por edhe për vitin 2012 më së shumti është si rezultat i investimeve kapitale.
Këtë vit, përmbyllur deri më sot janë realizuar 75 për qind ose 256 milionë euro nga 341 milionë euro të parapara me rishikimin e buxhetit. Përndryshe, në buxhetin fillestar për vitin 2011 qeveria ndau 371 milionë euro për investime kapitale, ndërsa 30 milion prej tyre më vonë u ridestinuan për pensione dhe për Fondin e Shëndetësisë