E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krenar Çoçaj dhe këngëtarja Dafina Zeqiri i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare. E tëra ka ndodhur shumë shpejt dhe në mënyrë të papritur, përderisa çifti edhe më parë ishte përfolur se kishin pasur probleme, por të cilat më vonë i kishin tejkaluar.
Daffy, zyrtarisht beqare


Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë ndarë. Arsyet ende nuk janë bërë të ditura, vetëm një email, i cili kishte ardhur pas orës 12 00 nga një shoqe shumë e ngushtë e Dafinës, shkruante se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Krenar Çoçaj dhe këngëtarja Dafina Zeqiri i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare. E tëra ka ndodhur shumë shpejt dhe në mënyrë të papritur, përderisa çifti edhe më parë ishte përfolur se kishin pasur probleme, por të cilat më vonë i kishin tejkaluar.

Në orët e mesditës së ditës së martë, një email kishte ardhur në adresë të redaksisë së Gazetës Express dhe thoshte se është një person shumë i afërt me Daffy-in dhe lajmëronte se këngëtarja i kishte dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me Krenar Çoçaj.

Por, në këtë email nuk kishte pasur person kontaktues.

“Jam një vajzë që punoj për dikë që shoqërohet shumë me Dafina Zeqirin. Dëshiroj që në mënyrë anonime t`ju tregoj që Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj, pasi që u pajtuan para ca kohe, ata serish janë ndarë pas shumë grindjeve të njëpasnjëshme”, shkruante në këtë email.

Por, për ta vërtetuar saktësinë e këtij lajmi, Express ka kontaktuar me Krenarin dhe Dafinen.

I kontaktuar nga Express, Krenar Çoçaj nuk ka qenë ne disponim të flasë për gazetë, veç që ka thënë se është i zënë dhe për momentin nuk mund të flasë.

“Për momentin jam në një darkë dhe mund të thirrni pas një ore”, ka thënë ai, duke mos dashur që të sqarojë dhe të flasë për gazetë në lidhje me thashethemet se ai është ndarë.

Edhe Dafina Zeqiri nuk ka dashur që të flasë për këtë gjë. Ajo ka thënë se përgjigjën do ta japë në Twitter në orët e vona të së martës.

“Përgjigjën time për Express dhe për të gjithë gazetarët do ta jap në Twitter accountin tim dafina_zeqiri”, ka thënë ajo.

Ndërkohë në profilin e saj në Twitter, Dafina në orët e mbrëmjes e ka konfirmuar beqarinë e saj.

“Sa i përket statusit tim, tash jam SINGLE dhe në RELATIONSHIP vetëm me muzikën... pasi që nuk kemi gjet gjuhë të përbashkët në fushën profesionale të menaxhimit”.

Express gjatë ditës kishte kontaktuar me një person shumë të afërt të çiftit, i cili ka thënë se lidhja në mes të këngëtares Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj ka përfunduar.

Ky burim, që nuk ka dashur të ceket me emër dhe mbiemër në gazetë, ka thënë se ata janë ndarë. “Po, është e vërtetë që çifti janë ndarë dhe se ata nuk janë bashkë. Kjo ka ndodhur pas një serie mosmarrëveshjes në mes të tyre”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, kjo ka ndodhur ditëve të fundit, kur Daffy thuhej se ishte duke e bërë një videoklip me reperin Getoar Selimi. Edhe pse kjo video ishte paralajmëruar se do të jepej premierë me një dhjetor, data tashmë është shtyrë.

Ndërkaq, Getoar Selimi ka thënë për Express se xhirimet e klipit të tij janë shtyrë për shkak se ai është duke bërë xhirimin e një klipi tjetër me reperët e grupit Skillz, që janë pjesë e labelit të tij.

“Unë mund të them se xhirimet e spotit janë shtyrë për shkak se jam në xhirime të spotit ‘High’, që është në bashkëpunim me rep-grupin ‘Skilz’”, ka thënë Geti për Express.

Për klipin “D&G” thuhej se është shtyrë për shkak të problemeve të Dafinës me Krenarin. Edhe për këtë ka dhënë përgjigje në Twitter, duke thënë se ka ndërprerë bashkëpunimin me Baba Stars.

“Bashkëpunimin me”Baba Stars”e kemi ndërpre si pasojë e mospërputhjes se natyrës dhe mënyrës te punës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, përflolje për një ndarje në mes të Dafina Zeqirit dhe Krenar Çoçajt kishte pasur edhe vitin e kaluar, ku thuhej se Krenari kishte pasur një aferë me modelen kosovare Xhuli Nura, të cilën gjë ai e kishte mohuar.

Një thashetheme tjetër kishte dalë në verë të këtij viti, kur gazeta Panorama e Shqipërisë kishte raportuar ndarjen e çiftit, por Daffy e kishte demantuar lajmin. Pas disa muajve më vonë, tani në skenë del një lajm tjetër, që thotë se ata janë ndarë pas një serie keqkuptimesh dhe grindjesh të njëpasnjëshme./Express/

Publikuar: 23.11.2011 | 09:48
Lexuar: 580 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime