Çifti Gyl ndoqi nga lozha e Mbretëreshës Elizabetë II një koncertin e quajtur "Classical Spectacular", interpretuar nga Orkestra Filarmonike Mbretërore.
Për herë të parë pas 23 vjetësh Turqia po realizon në Angli një vizitë të nivelit presidencial.
Kryetari i Shtetit të Turqisë, Abdullah Gyl ndodhet në Britaninë e Madhe si i ftuar i Mbretëreshës Elizabetë II.
Vizita në Angli e z. Gyl, i cili u prit me nivelin më të lartë protokollor, filloi nën një mjegull të dendur.
Mbretëresha brenda vitit mikpret vetëm dy kryetarë shtetesh dhe këtë vit për herë të parë mikpriti presidentin e SHBA-së Barak Obamën, së bashku me të shoqen.
Edhe çifitit Gyl gjithashtu në këtë mikpritje do ti ushtrohet i njëjti protokoll po ashtu si edhe Obamës dhe të shoqes.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuara Presidenti Gyl shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga Zv/kryeministri Ali Babaxhan, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, numri 2 i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Hulusi Akar, deputetë, akademikë dhe gazetarë.
Stacioni i parë i delegacionit turk në Londër ishte "Royal Albert Hall".
Çifti Gyl ndoqi nga lozha e Mbretëreshës Elizabetë II një koncertin e quajtur "Classical Spectacular", interpretuar nga Orkestra Filarmonike Mbretërore.
Në ditën e 2-të të vizitës Presidenti Gyl i drejtua me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të Konfederatës së Dhomave të Industrisë së Anglisë, ndërsa në vijim priti në takim ish-ministrin e jashtëm britanik, Xhek Strou.
Mesazhet që Presidenti Abdullah Gyl po jep gjatë vizitës në Angli, kanë zënë një vend të gjerë në shtypin e Anglisë.
Intervistave të Presidentit Gyl për gazetën angleze "The Guardian" dhe për kanalin televiziv BBC iu kushtua një rëndësi e madhe.
"The Guardian" intervistën ekskluzive me Presidentin Gyl e botoi në një faqe.
Në këtë reportazh Gyl ka thënë se ndryshimi në Damask është i pashmangshëm, dhe se tashmë, pas ngjarjeve të 8 muajve të fundit ku në Siri kanë humbur jetën me mijëra persona, lideri Beshar Esad e ka humbur besueshmërinë.
Gyl i cili tërhoqi vëmendjen se Esadi e ka bërë veshin të shurdhër kundrejt reformave që i kërkohen për ti dhënë fund kaosit, tha se për këtë arsye kriza e Sirisë është duke shkuar drejt një pike pa zgjidhje.
Presidenti Abdullah Gyl i cili dha mesazhe të ngjashme edhe në intervistën për BBC-në, nënvizoi se Esad nuk ka pasur sukses për bërjen e reformave.
"Fatkeqësisht reformat janë shumë të pakta dhe me shumë vonesë. Për këtë arsye edhe ne nuk kemi më besim", tha Gyl i cili vijoi me fjalët: "Siria nuk ka nevojë për ndryshimin e kryetarit të shtetit, por për ndryshimin e regjimit dhe të strukturës".
Presidenti Abdullah Gyl tha se Turqia do të vazhdojë të jetë "një platformë demokratike" për grupet opozitare të Sirisë, por ajo nuk mund të mbartë asnjë grup të armatosur të këtij vendi.
Gyl theksoi se duhet të bëhet çdo gjë e mundur për të penguar një luftë civile në Siri.
Në reportazhin e tij Presidenti Turk shpjegoi se organizata terroriste ka gjymtuar procesin e "iniciativave dhe të reformave në Turqi".
Kurse komentit të gazetës "The Guardian" se Siria në të kaluarën ka strehuar organizatën terroriste, Presidenti Gyl iu përgjigj me fjalët: "Nuk mendoj se qeveria e Sirisë do të bëjë një gabim të tillë".
Ai iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me aktivitetet bërthamore të Iranit dhe presioneve perëndimore që po shtohen kundrejt këtij vendi.
Gyl Iranit i bëri thirrjen që të tregohet transparent kurse Perëndimit që të jetë i sinqertë dhe vuri në dukje se Turqia është kundër alternativave ushtarake.
Në reportazh erdhi në rend edhe çështja e Bashkimit Evropian.
Presidenti Abdullah Gyl përsëriti edhe një herë se Turqia është e vendosur në objektivin e saj për anëtarësim, por Ankaraja ka vendosur t'i ngrijë marrëdhëniet deri në janar të vitit 2013 pas marrjes së kryesisë së radhës të Bashkimit Evropian prej pjesës greke të Qipros në korrik të 2012-ës.