Ndërkaq në komunikatën e qeverisë së Kosovës thuhet se delegacioni i Kosovës i dha rëndësi prioritare implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, pro akuzon palën serbe për tendenca të qarta për të reviduar marrëveshjet e arritura.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Beograd-Prishtinë Robert Kuper ka deklaruar të martën se në Bruksel janë arritur rezultate në fushat substanciale ndërsa është shënuar progres në disa fusha.
Nuk ka prodhuar rezultate siç kam shpresuar, por unë gjithnjë shpresoj më shumë se sa që arrij, tha ai.
Kemi pasur diskutime substanciale për menaxhimin e integruar të kufijve. Ky është një standard evropian që duhet të zbatohet në krejt rajonin. Është një fushë me një numër të vështirësive. Nëse përqendrohemi në vështirësitë që i ka, mund të vlerësohet se kurrë nuk do të realizohet. Por mund të realizohet. Vetëm duhet që secili ta kuptojë rëndësinë e realizmit të saj. Është një koncept i mirë, ka thënë Kuper, i cili ka caktuar takimin e radhës më 30 nëntor 2011.
Ndërkaq në komunikatën e qeverisë së Kosovës thuhet se delegacioni i Kosovës i dha rëndësi prioritare implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, pro akuzon palën serbe për tendenca të qarta për të reviduar marrëveshjet e arritura.
Por si rezultat i shënuar pala kosovare vlerëson arritjen e marrëveshjes për implementimin e njohjes reciproke të diplomave universitare, me çrast palët u pajtuan që Asociacioni i Universiteteve Evropiane të bëjë certifikimin e diplomave dhe implementimi të fillojë me 1 janar 2012.
Për sa i përket çështjes së bashkëpunimit rajonal, thuhet më tej në komunikatë, procesi shënoi disa përparime konkrete por megjithatë dallimet mes palëve vazhdojnë të jenë të mëdha kryesisht për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për të ndryshuar qasjen e saj penguese për bashkëpunim rajonal dhe ndaj Kosovës në veçanti.