E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në të kaluarën e Turqisë ekzistojnë edhe kapituj të tjerë të zinj, të cilët kanë mbetur të mbyllur për qytetarët. Me deklaratën e tij, kryeministri hapi vetëm një prej atyre çështjeve.
Turqia, ndjesė kurdėrve pėr masakrat e 1930-s








Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi të mërkurën falje në emër të shtetit turk, për masakrën e ndodhur në fund të viteve 1930, kur ushtria shfarosi më shumë se 13 mijë kurdë.

Ai është udhëheqësi i parë turk që kryen një gjest të tillë. Masakra ndodhi kur ushtria shtypi një revoltë në krahinën e Dersimit. Lëvizja separatiste u shtyp atëherë duke përdorur aeroplanë dhe gaz helmues, duke shkaktuar viktima të pallogaritshme edhe midis popullsisë civile të zonës.

Deklarata e Ergodanit vjen në një moment të tensionuar të marrëdhënieve të Ankarasë zyrtare me pakicën kurde në vend. “Nëse ka nevojë për një ndjesë zyrtare nga ana e shtetit, nëse një praktikë e tillë do të ndihmonte për të lehtësuar dhembjen e të mbijetuarve apo për t’u futur në librat e historisë, atëherë unë po kërkoj falje për atë që ndodhi në Dersim”, deklaroi Erdogan, në një deklaratë të transmetuar nga televizioni kombëtar.

Në të kaluarën e Turqisë ekzistojnë edhe kapituj të tjerë të zinj, të cilët kanë mbetur të mbyllur për qytetarët. Me deklaratën e tij, kryeministri hapi vetëm një prej atyre çështjeve.

Megjithatë, Ankaraja zyrtare vazhdon të jetë e vendosur në mosnjohjen e përgjegjësisë së genocidit armen. I ndodhur në vitet 1915-18, ai shkaktoi vdekjen e më shumë se 1,5 milion armenëve, atëherë shtetas të Perandorisë Otomane. Në një thirrje që bëri Franca më parë gjatë muajit për njohjen e kësaj faze të historisë, Turqia u përgjigj agresivisht, duke theksuar se nuk është e gatshme të marrë këshilla historike nga një vend me një të kaluar të përgjakshme kolonialiste.

Publikuar: 23.11.2011 | 20:55
Lexuar: 348 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime