E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit jugor të gazit, duke siguruar të ardhmen e energjisë së BE-së përfshirë edhe Evropën Juglindore.
Nisin negociatat pėr projektin e gazsjellėsit tė TAP











Nisin negociatat për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline.

Kjetil Tungland, Drejtori i Përgjithshëm i Gazsjellësit TAP u shpreh se ndërtimi i këtij gazsjellësi do të japë mjaft efekte pozitive në ekonominë shqiptare. Sipas Tungland vetëm për pjesën shqiptare të projektit janë vënë në dispozicion 1 miliard euro.

“Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit jugor të gazit, duke siguruar të ardhmen e energjisë së BE-së përfshirë edhe Evropën Juglindore.

TAP do të japë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, si në aspektin e investimeve dhe në zhvillimin e rrjeteve të infrastrukturës së energjisë dhe furnizimit.

Ne mirëpresim ecjen përpara të bisedimeve tona dhe përfundimin e një marrëveshjeje.

Fillimi i negociatavepër një kontratë Lejeje me vendin pritës është zhvillimi më i fundit mes një numri zhvillimesh pozitive për këtë projekt në Shqipëri” ka theksuar Tungland.

Ministri i ekonomisë ,Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço vlerësoi gjithashtu rëndësinë e këtij projekti jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Ballkanin.

TAP është një projekt gazsjellësi që do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqipërisë më pas në detin Adriatik drejt jugut të Italisë dhe më tej në Evropën Perëndimore

Publikuar: 23.11.2011 | 21:25
Lexuar: 375 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime