E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndikimi, shpjegoi, i të drejtës gjermane është shfaqur fuqimisht në një numër të madh të vendeve në Evropë, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, që tregohet si faktor i rëndësishëm lehtësues në lidhjen e marrëveshjeve afariste me biznesmenët gjerman.
Gruevski i ftoi afaristėt gjermanė tė investojnė nė Maqedoni
- Reformat esenciale që Republika e Maqedonisë i bëri gjatë viteve të kaluara në drejtim të përmirësimit të klimës afariste dhe ndërtim të imazhit të destinacionit tërheqës evropian, i prezantoi kryeministri Nikolla Gruevski pasdite para afaristëve gjermanë në Munih.

"Gjatë viteve të kaluara janë zbatuar reforma të thella dge esenciale në sferën fiskale. Në pjesën e politikës tatimore, vendosëm tatim të barabartë prej 10 për qind që Maqedoninë e bën vend me tatime më të ulta në Evropë. Gjithashtu, e liruam nga tatimi përfitimin e mbajtur dhe gradualisht po i zvogëlojmë kontributet sociale për një të tretën. Iu qasëm drejt uljes së fuqishme të ngarkesës administrative dhe rregullatore për zhvillim të biznesit, përmes projektit gijotinë rregullatore, me të cilin u thjeshtësuan një pjesë e dispozitave dhe u pezulluan obligimet joesenciale për bizneset. Janë miratuar masa në pjesën me menaxhimin me tokë bujqësore me ç'rast është thjeshtësuar procedura për ndërtim, janë zvogëluar shpenzimet komunale, janë rritur subvencionet për prodhimtari bujqësore, si dhe shumë reforma tjera të cilat pozitivisht ndikojnë ndaj biznes klimës në Republikën e Maqedonisë", theksoi kryeministri në Forumin afarist Maqedoni-Gjermani.

Ai shtoi se në bazë të biznes klimës të përmirësuar dhe aktivitetet për promovimin e Republikës së Maqedonisë si biznes destinacion atraktiv janë tërhequr kompani të njohura të huaja në zonat zhvillimoro-teknologjike si Xhonson kontrolls, Xhonson meti, ndërsa kanë mbërritur edhe investime të Tekhonose nga Italia, Kemet elektroniks nga SHBA-ja, Protekt grup nga Rusia..., ndërsa fabrikë të dytë filloi të ndërtojë Xhonson kontrolls.

"Sytë e politikës së Maqedonisë dhe biznes bashkësisë në një ekonomi të vogël dhe të hapur, siç është Republika e Maqedonisë, janë drejtuar pikërisht në Republikën Federale të Gjermanisë. Rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë gjermane është një prej kushteve më të rëndësishme për rritje të eksportit të Maqedonisë dhe ruajtje të normave të larta të rritjes ekonomike midis 4 dhe 6 për qind, të cilat i kishim para krizës dhe sërish i realizuam në gjysmën e parë të vitit 2011", theksoi kryeministri, i cili tha se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ekonomik midis dy vendeve është fryt i besimit shumëvjeçar i ndërsjellë, reformat e rëndësishme të cilat i ndërmarrim dhe gjithsesi mbështetja e vazhdueshme që RFGJ-së e jep në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Sipas kryeministrit, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ekonomik midis Maqedonisë dhe Gjermanisë është meritë edhe e ngjashmërisë së madhe midis sistemeve juridike dhe traditave në vendet tona. Ndikimi, shpjegoi, i të drejtës gjermane është shfaqur fuqimisht në një numër të madh të vendeve në Evropë, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, që tregohet si faktor i rëndësishëm lehtësues në lidhjen e marrëveshjeve afariste me biznesmenët gjerman.

Duke përkujtuar se Gjermania është një prej partnerëve kryesor tregtar të Republikës së Maqedonisë nga pavarësimi i saj deri më sot dhe se janë midis 10 investitorëve të parë më të mëdhenj në Maqedoni, i ftoi të pranishmit të jenë vendosës në miratimin e vendimeve të tyre afariste, nga madje, siç tha, dobi do të kenë të dy vendet.

Ekipi qeveritar i njoftoi investitorët potencial më konkretisht me indikatorët makroekonomikë, projektet dhe sektorët në të cilat mund të investohet, volitshmëritë në ZZHTI... Sektorët ku pritet hyrje e kapitalit gjerman janë investime në prodhimtarinë e komponentave automobilistike, teknologjinë informatiko-komunikuese, bujqësi dhe përpunim të ushqimit, biznes shërbimet, industrinë farmaceutike dhe mjetet ndihmës mjekësore, energjetikë dhe burime ripërtërirëse të energjisë, turizëm, ndërtimtari dhe infrastrukturë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani kryeministri Gruevski, së bashku me ekipin ekonomik, u takua me udhëheqësinë e "Simens"-it dhe BMW, si dhe përfaqësues të disa kompanive gjermane me të cilat bisedimet për investimin e tyre janë në fazë më avancuese.

Investimet e huaja gjermane përfundimisht me vitin 2010 janë 71.370.000 euro ose 2,98 për qind nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të huaja në Maqedoni. Këtë vit janë investuar 0,11 milionë euro. Ajo është një prej investitorëve më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë dhe në vitin 2010 dhe fillim të këtij viti është në vendin e parë në listën me të cilat Maqedonia realizon vëllim më të madh të këmbimit tregtar. Këmbimi i përgjithshëm këtë vit është 1.110.150 dollarë amerikanë, me suficit të palës së Maqedonisë. Më së shumti eksportojmë katalizatorët të bartësve me metale të pasura, makina dhe aparate për filtrim dhe pastrim të lëngjeve ose gazrave, prodhime të tekstilit, feronikël, verë nga rrushi i freskët..., ndërsa importojmë automjete motorike, prodhime kimike dhe derivate, prodhime keramike, rentgen aparate për dedikim mjekësor,...

Mundësitë investuese të Maqedonisë nesër do të prezantohen edhe në Forumin afarist në Dyseldorf. Kryeministri Gruevski në Gjermani është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri pa resor Vele Samak, drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit Visar Fida dhe drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Viktor Mizo.

Publikuar: 23.11.2011 | 22:30
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime