Ndër çështjet më problematike që paraqiten aktualisht janë rreziku drejt një asimilimi të gjuhës shqipe, konflikti dhe kthimi i pronave, niveli jo i lartë i ekonomisë dhe papunësia e theksuar.
Shqiptarët e trevave shqiptare në Mal të Zi të diskriminuar nga shteti ku bëjnë pjesë dhe të lënë në harresë nga shteti amë . Kështu kanë deklaruar përfaqsues vendor dhe politikë të këtyre trevave në emisionin Tonight me gazetaren Ilva Tare. Sipas tyre trevat shqiptare po përballen me një diskriminim të theksuar që reflekton në mungesë të theksuar investimesh në këto zona.
Ndër çështjet më problematike që paraqiten aktualisht janë rreziku drejt një asimilimi të gjuhës shqipe, konflikti dhe kthimi i pronave, niveli jo i lartë i ekonomisë dhe papunësia e theksuar.
Ndër arsyet kryesorë të këtyre situatave ata rendisin lënien në harresë nga shteti malazes, i cili e përforcoi edhe më tepër ndryshimin e ligjit zgjedhor që rrezikon seriozisht shqiptarët.
Përfaqsuesit vendorë paraqiten si problematike krizën e identitetit që mbizotron momentalisht në shqiptarët e këtyre trevave të cilët votojnë vpër Gjykanoviç për të qenë më afër pushtetit, apo për të pasur më tepër favore duke neglizhuar interesin kombëtar.
Më tej ata parashtruan si të domosdoshme dhënien e më shumë kompetencave pushtetit lokal. Ndërsa të pyetur në lidhje me marrjen e statusit nga BE të Malit të Zi ata e konsideruan terësisht të parakohshëm dhe jo të merituar.