Ai është një tjetër kryetar shteti që humbet detyrën nga Pranvera Arabe. Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ka nënshkruar një marrëveshje për ndryshimin paqësor të pushtetit. Në këmbim do marrë imunitet e do niset drejt SHBA.

Tre herë kishte dështuar një marrëveshje e tillë. Por kësaj radhe kreu i shtetit në Jemen nënshkroi live në TV. Që prej 9 muajsh në Jemen ka pasur protesta kundër 69 vjeçarit që drejton vendin prej 33 vitesh. Dokumenti, që u nënshkrua në Arabinë Saudite, parashikon formimin e një qeverie tranzicioni.
Marrëveshjen e nënshkruan edhe shumë përfaqësues të opozitës jemenase. Për 90 ditë Saleh do jetë president nderi e më pas do largohet. Ai dhe rrethi i tij do kenë imunitet nga përndjekja. Udhëtimi i parë që do bëjë pas largimit do jetë ai drejt SHBA, ku pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje mjekësore. Në qershor ai u plagos rëndë gjatë një atentati. Me shumë gjasa nuk do kthehet më nga SHBA.