Po ashtu, sipas Mikkelsen, dështimi në arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e kufirit në dialogun KosovëSerbi në Bruksel, rrezikon edhe më shumë që Serbisë ti refuzohet statusi i kandidatit të anëtarësimit në Samitin e 9 dhjetorit.
Përfaqësuesi i përhershëm i Danimarkës në Bashkimin Evropian, Jeppe Tranholm-Mikkelsen ka thënë se nuk parashikon fillimin e bisedimeve për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë gjatë kryesimit të këtij shteti në BE.
Pavarësisht pritjeve të mëdha të krijuara në Beograd me arrestimin e kriminelëve të luftës, diplomati danez, Jeppe Tranholm-Mikkelsen, citohe të ketë thënë se mos dhënia e statusit të kandidatit shtetit serb mund të ndodh për shkak të telasheve në veri të Kosovës, ku disa shtete të BE-së, si Gjermania kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton Telegrafi.