E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkësia Lokale e fshatit Xhermë ka kërkuar nga komuna e Tetovës, ndihmë për të pastruar rrugën në disa lokacione e cila është dëmtuar si rezultat i të reshurave të shiut dhe erozionit të tokës.
Fshati Xhermė kėrkon ndihmė nga komuna e Tetovės









Bashkësia Lokale e fshatit Xhermë ka kërkuar nga komuna e Tetovës, ndihmë për të pastruar rrugën në disa lokacione e cila është dëmtuar si rezultat i të reshurave të shiut dhe erozionit të tokës. Në njoftimin e bashkësisë lokale të Xhermës, thuhet se mbi 200 metra rrugë janë dëmtuar në masë të madhe si rezultat I plasaritjes së gypave të ujit, kurse dëme të mëdha ka pësuar edhe rruga mbi varezat e fshatit në gjatësi prej 30 metra kjo si pasojë e erozionit të tokës.

Rruga për në fshatin Xhermë, është dëmtuar dhe nëse nuk ndërhyhet urgjentisht ekziston mundësia që ky fshat të shkëputet nga qyteti. Segmenti I rrugës Xhermë-Tetovë, është dëmtuar vende vende Mirëpo sipas kryetarit të BL në Xhermë, Zilba Asani, kërkesa e banorëve të komunës ka hasur në vesh të shurdhër tek organet e komunës së Tetovës. Ne tha ai kemi kërkuar një bager nga komuna për të pastruar rrugën dhe kështu të eliminojmë rrezikun por ata nuk I janë përgjigjur fare këkesës tonë.

Nuk është hera e parë që dëmtohet rruga por është hera e parë në pesë vitet e fundit që komuna nuk intervenon për tu dalë në ndihmë banorëve të fshatit malor Xhermë. Në anën tjetër komisioni për vlerësimin e dëmeeve I kryesuar nga Qefali Havzija, do të bëjë kërkesë deri te komuna për zhdëmtimin e dëmit. Sipas Qefali Havzija, dëmet janë të konsiderueshme dhe për këtë shkak komuna është dashur të ndërhyjë . Kërkesa e Bashkësisë Lokale të Xhermës, në komunë është dorëzuar më 1 korrik të këtij viti me numer arkivor 2078/1 . BL- bën tgë ditur se komuna është dashur të intervenojë e jot ë pritet që të bëhet bllokimi I rrugës gjegjësisht shkëputja.

Qefali Havzija, këshilltar në komunën e Tetovës, nga fshati Xhermë, thotë se edhe përkundër vështirësive banorët po mundohen të gjejnë forma për të këpërcyer këtë gjendje. Unë si përfaqësues I këtij fshati kanë marrë iniciativë që me vetë kontributin e fshatravë të bëhet pastrami I rrugës dhe të vihet në suaza normale. Me qenëse komuna nuk ndërmori aksion për tejkalimijn e gjendjes në këtë fshat në lidhje me sanimine e dëmeve të këtij fshati konsideroj s ekjo paraqet një revanshizëm politik të stafit drejtues të komunës ndaj banorëve të fshatit Xhermë. Për këtë neglizhencë gjithashtu do të informojë përfaqësuesit diplomatic dhe organizata ndërkombëtare në Maqedoni. Foto pas pak do I keni me respect Qefali Havzija.

Publikuar: 07.07.2009 | 16:26
Lexuar: 1224 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime