E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mësohet se këngëtari 48-vjeccar ka disa javë që është sëmurë. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me pneumoni dhe e kanë urdhëruar që të qëndrojë i shtruar në një spital në Vjenë pasi ka të domosdoshëm qëndrimin nën kujdesin e mjekëve për të tejkalur problemin shëndetësor i cili nëse nuk kurohet mirë mund të rezultojë fatal për karrierën e tij.
George Michael shtrohet nė spital










Telashet me shëndetin nuk kanë kursyer as këngëtarin George Michael. Tabloidi britanik “The Sun” raporton se ai është shtruar në spital pasi vuan nga pneumonia.

Mësohet se këngëtari 48-vjeccar ka disa javë që është sëmurë. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me pneumoni dhe e kanë urdhëruar që të qëndrojë i shtruar në një spital në Vjenë pasi ka të domosdoshëm qëndrimin nën kujdesin e mjekëve për të tejkalur problemin shëndetësor i cili nëse nuk kurohet mirë mund të rezultojë fatal për karrierën e tij.

Kjo e ka detyruar këngëtarin që të anulojë një shfaqje të parashikuar të mbahen këtë fillimjavë. Por koncerti i së hënës nuk është i vetmi i anuluar. Edhe koncertet që do të mbaheshin në Strasbourg të Francës dhe dy të dy të tjerë në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar janë shtyrë për një afat të papërcaktuar.

Kjo është ndërprerja e dytë që këngëtari i bën turneut të tij botëror “Symphonica Tour” pasi ka pasur probleme me shëndetin.Muajin e shkuar, George Michael anuloi një prej 3 performancave të tij në skenën prestigjize London Royal Albert Hall pas një infeksioni viral i cili i shkaktoi temperaturë të lartë këngëtarit.

Publikuar: 24.11.2011 | 17:04
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime