"Megjithatë, kur hyhet në periudha të recesionit, shpesh herë kompanitë e rihetojnë hyrjen e tyre nga aspekti nëse do të kenë mjaftueshëm porosi dhe nëse do t'u nevojitet fabrikë e re, e cila u ka nevojitur paraprakisht", tha kryeministri Gruevski.
Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ekipi ekonomik qeveritar e përfunduan roud shoun në Austri dhe Gjermani. Të kënaqur nga prezantimet dhe takimet e ndara të mbajtura në Vjenë, Munih dhe Dyseldorf. Presin një pjesë e kompanive, me të cilat janë takuar, vitin e ardhshëm të fillojnë realizim të investimeve të tyre në Maqedoni.
"Interesi në tre qytetet ka qenë i rëndësishëm, diku më shumë, diku më pak, megjithatë gjithkund kishte interes. Më me rëndësi ëshët që këtë udhëtim e shfrytëzuam të bëjmë edhe takime të ndara me shumë kompani, të cilat për fat të keq nuk mundemi t'i bëjmë të ditura nga etika e biznesit dhe se këtë do të duhet të bëjnë kur do të ndjejmë se është e nevojshme", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski pas përfundimit të vizitës në Gjermani.
Ai theksoi se vitin e ardhshëm pret investime në Maqedoni, ecje përpara dhe rezultate nga këto vizita. "Në muajt e fundit kemi ardhje të përforcuar të kompanive të huaja në Maqedoni, që është rezultat i përpjekjeve tona të bëra më parë. Ajo që na frikëson pak në të ardhmen që mund t'i ngadalësojë investitorët në synimet e tyre të invstojnë ose të ngadalësohet rritja jonë është kriza debitore në Evropë, jo nga aspekti se ne kemi rritje më të madhe, sepse ai është 26,3 për qind nga BPV-ja, por nga aspekti që vetë Evropa ndodhet në vështirësi, që është një nga rreziqet edhe nlë të kaluarën, gjatë krizës botërore edhe në të ardhmen", theksoi kryeministri Gruevski.
Sipas tij, nuk ka probleme tjera të mëdha, sepse, siç tha, kompanitë shikojnë biznes interes atje ku e kanë të volitshme për të bërë biznes. "Megjithatë, kur hyhet në periudha të recesionit, shpesh herë kompanitë e rihetojnë hyrjen e tyre nga aspekti nëse do të kenë mjaftueshëm porosi dhe nëse do t'u nevojitet fabrikë e re, e cila u ka nevojitur paraprakisht", tha kryeministri Gruevski.
Ai përmendi faktin se edhe në Austri edhe në Gjermani kanë biseduar me përfaqësues të disa kompanive edhe atë në mënyrë shumë konkrete, madje edhe me disa afate të caktuara. "Bëhet fjalë për kompani, të cilat periudhë më të gjatë kryejnë hulumtime në treg dhe tanimë kemi biseda konkrete rreth cilit lokalitet do ta zgjedhin, nën cilat kushte do të hynin dhe ngjashëm. Kështu që mund të them se së paku pesë-gjashtë kompani pata mundësinë të takoj dhe të bisedoj rreth shumë aspekteve të hyrjes së tyre", deklaroi kryeministri.
Ai theksoi se nuk është me rëndësi nëse kompanitë që do të investojnë janë të vogla ose të mëdha, por se është me rëndësi të hapin vende të reja pune.
Vizitën në Austri dhe Gjermani, kryeministri e vlerësoi si të suksesshme, të shpejt, të shkurtër dhe efikase, nga e cila në Maqedoni kthehet i kënaqur. Potencoi se Qeveria ka projektuar program dhe ka premtuar se herë pas here do të bëjë roud shou duke i prezantuar mundësitë për biznes në Maqedoni dhe se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.