Selvina Kacani 51 vjeçare nga Tetova, ka ndërruar jetë nga korenti teksa ka qenë duke të bërë një dush në hotelin ku ka qenë për pushime në Golem të Kavajës.
Ndërron jetë një turiste nga Tetova në Kavajë, e zë korenti në dushin e hotelit
Selvina Kacani 51 vjeçare nga Tetova, ka ndërruar jetë nga korenti teksa ka qenë duke të bërë një dush në hotelin ku ka qenë për pushime në Golem të Kavajës.
Siç ka dëshmuar bashkëshorti i saj Jashari, dje pasdite ajo ishte ngritur nga çadra e plazhit dhe kishte mbërritur në dhomën e hotelit për të bërë një dush. Sapo ka hapur ujin, energjia elektrike ka shkarkuar në trupin e saj duke e lënë të vdekur. Bashkëshorti thotë se ka tentuar me çdo kusht ta shpëtojë por ka qenë e pamundur.
Forcat e policisë së Kavajës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet ka rezultuar se gruaja kishte gjetur vdekjen nga energjia elektrike. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë, pronarët e hotelit, si dhe punonjësit.