Pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq, Rompuj tha se e ka inkurajuar atë të bëjë hapa të mëtutjeshëm për sigurimin e shteteve anëtare të BE-së, se Serbia është seriozisht e angazhuar në dialogun me Kosovën dhe se po zbaton marrëveshjet e arritura deri tani.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, tha se blloku ka nevojë për më shumë siguri në qëllimet e mira të Serbisë në dialogun me Kosovën, përpara se ta lejojë Beogradin të shkojë një hap më tutje drejt anëtarësimit në BE.
Pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq, Rompuj tha se e ka inkurajuar atë të bëjë hapa të mëtutjeshëm për sigurimin e shteteve anëtare të BE-së, se Serbia është seriozisht e angazhuar në dialogun me Kosovën dhe se po zbaton marrëveshjet e arritura deri tani.
Liderët e bllokut 27-antarësh pritet që në mbledhjen e 9 dhjetorit të vendosin nëse do ti japin Serbisë statusin e kandidatit.
Serbia dhe Kosova filluan dialogun për çështje teknike, të ndërmjetsuar nga Bashkimi Evropian, marsin e kaluar.
Por, të dyja palët kanë shënuar progres të limituar këtë javë me rifillimin e bisedimeve, pas ndërprerjes dymujore, që u shkaktua nga problemet në veriun e Kosovës