E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në fjalimin e tij u shpreh se do të vazhdoje mbështetja e Qeverisë për komunat dhe se do t'i përkrah të gjitha iniciativat qëllimmira që shkojnë në interes të komunave.
Bejta: Komunat kanė shumė qė mund t

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, mori pjesë në hapjen e panairit "BNJVL EKSPO 2011". Panairi mbahet më 25 dhe 26 nëntor dhe është i gjashti më radhë që në kryeqytet organizohet nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Në fjalimin e tij, Ministri Bejta tha se në këtë panair kryetarët e komunave kanë mundësi që t’i prezantojnë komunat, të arriturat dhe sukseset e tyre.

"Të gjithë sukseset e deritashme kryetarët e komunave i kanë arritur falë procesit të decentralizimit. ǒdo komunë ka specifikat e veta të cilat mund t’i vendosë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm. Komunat në Republikën e Maqedonisë disponojnë me potencial të madh natyror, bukuri natyrore të cilat sëbashku me vlerat kulturore mund të bëjnë lëvizje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik lokal. Vlerësoj se komunat kanë shumëçka që mund tu ofrojnë qytetarëve, investitorëve të vendit dhe të atyre huaj. Panairi është mundësi e mirë që komunat t’i prezantojnë mundësitë dhe potencialin e vetë", tha ministri Bejta.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, mori pjesë në hapjen e panairit BNJVL EKSPO 2011

Ai shtoi se tani në komuna janë hapur perspektivat të shumta për zhvillimin e tyre në shumë lëmi.

"Këtë vit janë miratuar dy ligje të rëndësishme, Ligji për legalizimin e objekteve pa leje dhe Ligji për menaxhim me tokën ndërtimore. Tani komunave u janë hapur perspektiva për zhvillim lokal. Kryetarët e komunave kanë instrument direkt të ndikojnë në zhvillimin e komunës, në krijimin e vendeve të reja të punës, në përmirësimin e jetës në bashkësitë vendore përmes rritjes së standardit të popullatës. Zhvillimi dinamik i disa komunave, tregon se zhvillimi ekonomik lokal mund të jetë gjenerator i rëndësishëm i zhvillimit të shtetit", tha Bejta.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në fjalimin e tij u shpreh se do të vazhdoje mbështetja e Qeverisë për komunat dhe se do t'i përkrah të gjitha iniciativat qëllimmira që shkojnë në interes të komunave.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, mori pjesë në hapjen e panairit BNJVL EKSPO 2011

"Decentralizimi është shtyllë kryesore e shoqërisë dhe demokracisë dhe mu për këtë Qeveria qendrore edhe më tej do të vazhdoj të jep përkrahje për zhvillimin e decentralizimit. Prioritet i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është që t’i përkrah iniciativat që vijnë nga komunat dhe kanë për qëllim zhvillimin e tyre. Në bashkëpunim me BNJVL-në do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale, për forcimin financiar të komunave, do të vazhdojmë të punojmë në interes të komunave dhe në interes të qytetarëve", u shpreh Bejta.

Panairi BNJVL–EKSPO, është rast i mirë promovimin e të decentralizimit në vend. Të gjitha komunat kanë stende ku do t’i prezantojnë aktivitetet e veta, rezultatet e arritura dhe projektet e ardhshme. Në mbi 60 stende të komunave do të ekspozohen broshura, publikime, ndërkaq kryetarët e komunave, këshilltarët dhe administrata komunale do t'i informoj investitorët, biznesmenët dhe qytetarët e interesuar për gjithçka që ata kanë nevojë për t’u informuar.

Në hapjen e Panairit të gjashtë BNJVL EKSPO 2011, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Stavrevski, kryetari i BNJVL-së Koce Trajanovski, ambasadori i SHBA-së Poll Uolers, nënkryetarët e BNJVL-së Izet Mexhiti dhe Zoran Damjanovski, kryetar të komunave, dhe ambasador tjerë në vendin tonë.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, mori pjesë në hapjen e panairit BNJVL EKSPO 2011

Publikuar: 25.11.2011 | 16:19
Lexuar: 967 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime