E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sikurse edhe tek faqet tjera, si Facebook apo të tjera, vetëm disa përdorues fatlumë mund ta shohin dizajnin e ri
Ju prezantojmė dizajnin e ri tė YouTube
Në vazhdën e dizajneve të reja të faqeve të ndryshme sociale në botë, as YouTube nuk ka dashur të mbetet prapa konkurrencës. Megjithatë, sikurse edhe tek faqet tjera, si Facebook apo të tjera, vetëm disa përdorues fatlumë mund ta shohin dizajnin e ri.

Mirëpo, ju mund të jeni njëri ndër ta, duke përcjell hapat e mëposhtëm:

1. Fillimisht, duhet të kyçeni në faqen e YouTube. Nëse nuk keni llogari, klikoni në “Create account”.

2. Kur të kyçeni, do ta shihni dizajnin aktual që e ka YouTube. Megjithatë, përdoruesit e shfletuesve “FireFox” apo “Google Chrome”, mund ta shohin dhe shijojnë dizajnin e ri shumë lehtë.

Nëse jeni përdorues i “FireFox”, shtypni në tastierën tuaj Ctrl + Shift + K

Nëse jeni përdorues i “Google Chrome”, shtypni në tastierën tuaj Ctrl + Shift + J

3. Do t’u hapet një dritare me linja komanduese, në të cilën ju do të vendosni këtë kod:

document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=ST1Ti53r4fU"

dhe shtypni "Enter" në tastierë.

4. Pas kësaj, mbylleni dritaren me linja komanduese, shtypni në tastierë tastin F5 apo klikoni mbi shenjën “Refresh”, dhe shijoni pamjen e re të YouTube.

Publikuar: 25.11.2011 | 20:00
Lexuar: 325 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime