E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Familja Mbretërore ka falënderuar gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë, ndonese ka sqaruar se gjendja eshte kritike nisur edhe nga diagnoza e percaktuar.
Familja Mbretėrore: Gjendja e Leka Zogut, kritike










Familja Mbetërore informoi opinionin publik për gjendjen shëndetësore të Leka Zogut I duke bërë më dije se gjendja shëndetësore e pretendentit për Fronin Mbretëror është kritike, por më e stabilizuar.

"Ka një frymëmarrje të asistuar dhe është i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me princin Leka II . Megjithatë gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet kritike”, thuhet e deklaraten e Familjes Mbreterore.

Familja Mbretërore ka falënderuar gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë, ndonese ka sqaruar se gjendja eshte kritike nisur edhe nga diagnoza e percaktuar.

Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqesimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bëre i biri, Princi Leka.


Publikuar: 26.11.2011 | 14:22
Lexuar: 358 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime