E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme ishte qëllimi i takimit të sotëm të ministrit të Vetadministrimit Lokal Musa XHaferi dhe presidentit të këtij rajoni francez, Loran Bove.
Takim i ministrit Xhaferi me presidentin e Normandisė sė Poshtme









Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Normandisë së Poshtme ishte qëllimi i takimit të sotëm të ministrit të Vetadministrimit Lokal Musa XHaferi dhe presidentit të këtij rajoni francez, Loran Bove.

Në takimin, sipas ministrit Xhaferi, është përgatitur marrëveshje për bashkëpunim që duhet ta nënshruajnë në tetor gjatë vizitës së tij në Normandinë e Poshtme.

Presidenti i Normandisë së Poshtme, Bove pas përfundimit të takimit potencoi se bashkëpunimi me Maqedoninë zgjat kohë të gjatë. "Në sferën e kulturës veçmë u fillua me punë, ka kontakte të shkollave të mesme nga Maqedonia dhe Franca, ndërsa disa kryetarë komunash sapo u kthyen nga vizita punuese në rajonin tonë", tha Bove.

I pyetur për vlerësim për procesin e decentralizimit në Maqedoni, presidenti i Normanidës së Poshtme tha se nuk është i njohur mirë dhe se sot ka marrë disa informata, duke shtuar se ky është parim i mirë për vendin.

"Edhe ne në Francë e kemi parimin e njëjtë të decentralizimit, me qëllim që të përfshihen të gjithë aktorët nga vetadministrimi lokal në ambicjet strategjike për menaxhim të mirë të vendit", tha Bove.

Projekti për bashkëpunim mes dy vendeve u financua nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme me 700.000 euro

Publikuar: 08.07.2009 | 15:42
Lexuar: 654 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime