Futbollistët e Çelsit kanë shënuar fitore bindëse kundër Vulverhemptonit me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së 13 të Premier ligës angleze, në të cilën fitore shënuan edhe Everton, Stouk dhe Norviç, si dhe Vigan i cili përfundimisht ka ikur nga fundi i tabelës, për tia lëshuar Blekbërnit.

Fituesi në Stamford Brixh u zgjodh qysh në pjesën e parë kur Teri 7, Starixh 29 dhe Mata 45 shënuan për blutë.
Takimi ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Njukastlit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Vendësit erdhën në epërsi përmes Hernandez në minutën 49, ndërsa mysafirët barazuan me golin e Ba nga penalltia në minutën 64.
Në finish të takimit Hernandez shënoi një gol, i cili u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Bolton serish dëshpëroi tifozët e tij duke pësuar humbje nga Everton (0:2), ndërsa Vigan papritmas mposhti Sanderlend me rezultat 2:1. Me të njëjtin rezultat Norviç shënoi fitore kundër Kuins Park Renxhers.