Mediat gjatë verës kanë shkruar për një lidhje intime mes Jada-s me bashkëshortin (asokohe) të Jennifer Lopez-it, Marc Anthony, por gjithçka u mohua nga dy protagonistët
Të gjithë e dini se disa thashetheme dolën në dritë gjatë verës rreth problemeve në martesën 13-vjeçare mes Will dhe Jada Pinkett Smith-it, pasi kjo e fundit e tradhtoi Will-in me ish-in e Jennifer Lopez-it, Marc Anthony.
Edhe pse ata i kanë mohuar këto fjalë që bënë shpejt xhiron e botës, në ceremoninë mortore të mikut të tyre Heavy D, dyshja është paraqitur e ndarë. Të pranishmit në ceremoninë e varrimit të reperit Heavy D, ishin dëshmitarët e faktit që çifti hollivudian është ndarë ose të paktën kanë marrë një periudhë pauze larg njëri-tjetrit. Will dhe Jada janë larguar veç e veç nga ceremonia mortore, gjë që tregon qartë se mes tyre ka probleme.
Mediat gjatë verës kanë shkruar për një lidhje intime mes Jada-s me bashkëshortin (asokohe) të Jennifer Lopez-it, Marc Anthony, por gjithçka u mohua nga dy protagonistët