Fansat janë bërë shpejt kuriozë mbi gjininë e foshnjës që do të vijë në jetë, por për momentin kjo është e pamundur të thuhet, pasi është bërë me dije se edhe ata vetë sapo e kanë mësuar lajmin e ëmbël.
Ermal Mamaqi e ka thënë edhe më parë se shumë shpejt do të kishte dëshirë të bëhej baba dhe mesa duket ky është momenti, pasi ëndrra është bërë realitet. Këto ditë është komentuar lart e poshtë nëpër faqe të ndryshme interneti lajmi se çifti i mirënjohur televiziv do të bëhen prindër.
Për momentin, veç drejtimit të agjencisë Ami Events, Amarda Toska nuk është e angazhuar në televizion, ndërkohë që bashkëshortin e saj, aktorin e njohur të humorit Ermal Mamaqi, e shohim çdo fundjavë në Sketch Show, spektakli që transmetohet në Vizion Plus.
Veç kësaj, ai fitoi edhe çmimin Best Dance në festivalin Kënga Magjike 2011, me këngën Vetëm beso.