E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autoritetet akuzojnë 32-vjeçaren se ka vrarë e më pas copëtuar bashkëshortin e saj. Ajo, sipas akuzës, ka copëtuar trupin e bashkëshortit me ndihmën e nipit të saj 22-vjeçar për të gatuar me synimin për të zhdukur gjurmët e vrasjes makabre.
Vret e copėton “pėr gatim” bashkėshortin





Një grua në Pakistan doli para gjykatës nën akuzën e vrasje dhe copëtimit të bashkëshortit të saj.

Zainab Bibi, 32 vjeç u arrestua pak muaj më parë në rrethinat e Karachi-t pas denoncimit të fqinjëve të saj të cilët nuk kishin parë bashkëshortin e saj prej disa ditësh.

Autoritetet akuzojnë 32-vjeçaren se ka vrarë e më pas copëtuar bashkëshortin e saj. Ajo, sipas akuzës, ka copëtuar trupin e bashkëshortit me ndihmën e nipit të saj 22-vjeçar për të gatuar me synimin për të zhdukur gjurmët e vrasjes makabre.

Vetë 32-vjeçarja ka pranuar vrasjen duke thënë se e kishte bërë për të mbrojtur vajzën e saj.

“Vrava bashkëshortin sepse guxoi të prekë vajzën time, ngacmoi fizikisht vajzën time”, tha 32-vjeçarja para gjykatës.

Sipas mediave pakistaneze, nëse ajo shpallet fajtore për vrasjen, rrezikon dënimin me vdekje, e ndoshta një ekzekutim publik.

Publikuar: 26.11.2011 | 23:58
Lexuar: 334 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime