E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por Uve Hilsman nga Dortmundi kishte një tjetër pyetje në mendje: Përse Papa nuk mban rrip sigurimi kur ecën në atë që njihet me emrin Papamobil? Në Gjermani vënia e rripit është një detyrim. Ai thotë se Papa duhet të jetë një model që duhet të ndiqet nga të gjithë. Për këtë arsye ai ka përgatitur një padi, që është dorëzuar në gjykatë nga avokati i tij.
Paditet Papa: Nuk mbajti rripin e sigurimit





Kur Papa Benedikti XVI vizitoi Gjermaninë, shumë njerëz mendonin nëse ai do fliste për skandalin e abuzimeve të priftërinjve. Të tjerë mendonin se çfarë do thoshte ai në Bundestag. Shumë të tjerë pyesnin nëse do arrinte ai të prekte protestantët me fjalimin e tij.

Por Uve Hilsman nga Dortmundi kishte një tjetër pyetje në mendje: Përse Papa nuk mban rrip sigurimi kur ecën në atë që njihet me emrin Papamobil? Në Gjermani vënia e rripit është një detyrim. Ai thotë se Papa duhet të jetë një model që duhet të ndiqet nga të gjithë. Për këtë arsye ai ka përgatitur një padi, që është dorëzuar në gjykatë nga avokati i tij.

Sigurisht ka nga ata që thonë se kjo mund të jetë një padi për të tërhequr vëmendjen e për të fituar famë. Të tjerë thonë se Hilsman mund të ketë qenë i shqetësuar vërtet. Tani mbetet për tu parë se si do procedojë gjykata me padinë. Po ashtu në të është shënuar se Papa ka lëvizur me një shpejtësi tepër të ulët, çka nuk parashikohet në tabela.

Publikuar: 26.11.2011 | 23:59
Lexuar: 261 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime