Përveç Kushtetutës dhe aktgjykimit në lëndën Sejdiq-Finci, bisedimet në temë A është kompatibile Kushtetuta e BeH-së me BE-në, një pjesë e analistëve e shohin si mundësi për bisedime për çështje për të cilat partitë veç më me muaj nuk munden të arrijnë marrëveshje, lajmërojnë mediat sarajevase.
Liderët e gjashtë partive politike udhëheqëse në BeH udhëtuan në qytetin italian Kadaneba ku me persona zyrtar ndërkombëtarë duhet të bisedojnë për harmonizimin e Kushtetutës së shtetit me standardet evropiane.
Përveç Kushtetutës dhe aktgjykimit në lëndën Sejdiq-Finci, bisedimet në temë A është kompatibile Kushtetuta e BeH-së me BE-në, një pjesë e analistëve e shohin si mundësi për bisedime për çështje për të cilat partitë veç më me muaj nuk munden të arrijnë marrëveshje, lajmërojnë mediat sarajevase.
Tubimi i cili do të zgjasë deri më 29 nëntor është i organizuar nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer.
Kryetari i Lidhjes së socialdemokratëve të pavarur Milorad Dodik deklaroi se për të gjitha reformat, e posaqërisht për formimin e pushtetit shtetëror duhet të vendosin forcat e vendit.
"Mendoj se është mënyrë e pasjellshme për tema të tilla të bisedojmë jashtë BeH-së dhe plotësisht ta dëmotojmë reputacionin e BeH-së. Pa pajtueshmëri të plotë nga të gjithë në BeH, pa përzierje prej anash, nuk ësht është e mundur të sigurohet jetë politike dhe ekzistencë në BeH", konsideron Dodik.