E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesën është cituar se pjesëtarrëve të ushtrisë së SHBA-së u është dhënë afat prej 15 ditëve që të tërhiqen nga baza ajrore Shamsi në provincën Balluçistan në jugperëndim të shtetit.
Pakistani do tė rishqyrtojė marrėveshje me SHBA-nė dhe NATO-n






Qeveria pakistaneze kumtoi se do t'i rishqyrtojë të gjitha marrëveshjet me SHBA-në dhe NATO-n pasi që 26 ushtarët pakistanez e humbën jetën në sulmin ajror në të cilin morën pjesë helikoterë të NATO-s.

Qeveria pakistaneze do t'i rishqyrtojë "të gjitha programet, aktivitetet dhe angazhimet për bashkëpunim...duke i përfshirë ato diplomatike, politike, ushtarake dhe zbuluese", thuhet në kumtesën e Qeverisë të lëshuar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit për mbrojtje me të cilin kryesonte kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gillani.

Në kumtesën është cituar se pjesëtarrëve të ushtrisë së SHBA-së u është dhënë afat prej 15 ditëve që të tërhiqen nga baza ajrore Shamsi në provincën Balluçistan në jugperëndim të shtetit.

Me vendimin janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për furnizim të forcave të NATO-s në Afganistan.

Si rezultat i masës së tillë, rreth 300 kamionë të NATO-s janë në vendkalimet kufitare. Shoferët druajnë se mund të jenë cak i sulmeve të talebanëve pakistanez. Në njërin prej kufijve, Torham vitin e kaluar talebanët shkaktërruan 150 kamionë me dërgesa të NATO-s në Afgnaistan. Ajo ndodhi pasi që Islamabadi e mbylli pikën kufitare për 10 ditë pas incidentit të ngjashëm si ai i djeshmi në të cilin jetën e humbën 26 ushtarë pakistanez.

Publikuar: 27.11.2011 | 15:11
Lexuar: 355 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime