Stanislav Govorukhin, ishte ai që fillimisht nominoi Vladimir Putinin për të kandiduar për president, në një kongres të partisë Rusia e Bashkuar në Moskë.
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka pranuar nominimin për president nga partia Rusia e Bashkuar. Putin u tha delegatëve të partisë Rusia e Bashkuar se ishte falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur kandidaturën e tij ndërsa e pranoi kandidaturën me fjalët, me mirënjohje e pranoj këtë propozim.
Stanislav Govorukhin, ishte ai që fillimisht nominoi Vladimir Putinin për të kandiduar për president, në një kongres të partisë Rusia e Bashkuar në Moskë.
Duke folur para delegatëve në këtë kongres, Govorukhin tha Ruisë i duhet një lider, i aftë, i fortë, inteligjent dhe i gatshëm të mbrojë jo vetëm liritë dhe të drejtat e qytetarëve por edhe tu rikujtojë atyre përgjegjësitë dhe ti shtyjë përpara në përmbushjen e obligimeve të tyre.
Ndërsa vazhdoi ne kemi një person të tillë Vladimir Vladimiroviq Putin.
Presidenti aktual rus, Dimitri Medvedev gjithashtu foli, duke e quajtur Putinin politikanin më popullor, më me përvojë dhe më të suksesshëm në Rusi.
Zgjedhjet presidenciale në Rusi pritet të mbahen në muajin mars të vitit 2012.