Sipas tj, numri i azilkërkuesve nga Maqedonia është tejet i vogël në krahasim me atë të azilkërkuesve nga Afganistani, Pakistani dhe vendet nga Afrika Veriore.
Institucionet në Maqedoni ndërmarrin hapa konkrete për zvogëlimin e numrit të personave të cilët kërkojn azil, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, pas vizitës në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar.
Ai i porositi qytetarët të cilët mendojnë të kërkojnë azil të mos lejojnë që të manipulohen prej, nga siç tha, "agjenci të ndryshme, të cilat që të përfitojnë luajnë me fatet e tyre dhe të trajtohen si kriminelë. Shteti mori hapa konkrete në drejtim të uljes edhe ashtu të numrit të vogël të personave të cilët në mënyrë të këtillë largohen nga vendi, tha Gruesvski.
Sipas tj, numri i azilkërkuesve nga Maqedonia është tejet i vogël në krahasim me atë të azilkërkuesve nga Afganistani, Pakistani dhe vendet nga Afrika Veriore.
"Ne bëjmë përpjekje maksimale edhe ata t'i pakësojmë dhe t'u lehtësojmë vendeve tona miqësore nga BE. Në atë drejtim fillimisht morën masa për inkurajimin të personave të cilët i manipulojnë qytetarëët tanë të cilët vendosin të kërkojnë azil dhe sanksionimin e tyre. Morën edhe një sërë masash në drejtim të përmirësimit të kushteve për jetë në vende prej ku më shumë vijnë personat të cilët kërkojnë azil. Me projekte konkrete i përmirësojmë kushtet për mbrojtje shëndetësore, arsim, insftrastrukturë dhe hapjen e vendeve të reja të punës", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.