E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se çështja e kufijve nuk ka përfunduar. Në një intervistë për mediat kosovare, Jakupi ka theksuar se për çështje të tilla nuk është e drejtë të thuhet se janë të përfunduara.
Krasniqi: Ēėshtja e kufijve nuk ka pėrfunduar






Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se çështja e kufijve nuk ka përfunduar. Në një intervistë për mediat kosovare, Jakupi ka theksuar se për çështje të tilla nuk është e drejtë të thuhet se janë të përfunduara.

"Ndoshta edhe para 10-15 vjetëve shumë njerëz kanë menduar se çështja e kufijëve ka qenë e përfunduar, d.m.th. kanë qenë të përfunduar për një brez, por nuk mund të jenë të përfunduar për brezat që vijnë. Unë konsideroj se brezi ynë ka arritur shumë, por gjërave ne nuk mund t`iu vëmë pikë, nuk mund t`i kufizojmë, sepse në fund të fundit, çdo brez, çdo gjeneratë ka kërkesat e veta, ka aspiratat e veta dhe ne mund të flasim vetëm për kërkesat dhe aspiratat tona”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka vazhduar të shprehë pakënaqësinë e tij sa i përket mënyrës se si festa e 28 Nëntorit është futur në Ligjin për festat zyrtare. Madje, ai ka thënë se më këtë veprim i është hyrë në hak 28 Nëntorit.

“Është e vërtetë e madhe që ka vërejtje dhe askush ndoshta nuk e ndjen veten mirë. Në fillim fola për rëndësinë e festës së Nëntorit. Realisht, kur ne e kemi bërë Ligjin, jemi përpjekur që t`i bëjmë disa festa të veçanta si shtet, por si komb konsideroj që i kemi hyrë në “hak” 28 Nëntorit”, ka thënë kryeparlamentari, Sipas tij, festa e 28 Nëntorit nuk është një festë thjesht shtetërore, as një festë thjesht kombëtare, por është një festë me elemente të shumta shpirtërore, që është përsëritur dhe është përsëritur, dhe është një festë që vërtet popullit shqiptar gjithnjë i ka dhënë të mira, i ka dhënë liri dhe i ka dhënë krenari" ka theksuar Krasniqi.

Publikuar: 27.11.2011 | 19:14
Lexuar: 328 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime