Edhe pacientët që i nënshtroheshin trajtimit hormonal kundër kancerit ishin dy herë e gjysmë më shumë në rrezik nga mpiksja e gjakut sesa njerëzit e tjerë në përgjithësi. Ky rrezik ishte veçanërisht i lartë për meshkujt nën 65 vjeç dhe për pacientët me kancer më të zhvilluar.
Dihet se kanceri shton rrezikun e formimit të grimcave të gjakut të mpiksur. Një studim i ri ku u përfshinë më shumë se 75.000 pacientë me kancer në prostat, tregon se grimca gjaku të mpiksur kishin më shumë gjasa të formoheshin tek pacientët që trajtoheshin me terapinë endokrinë, e quajtur ndryshe terapi hormonale kundër kancerit.
Studimi arrin në përfundimin se burrat që marrin një trajtim të zakonshëm kundër kancerit të prostatës përballen me një rrezik në rritje për mpiksje gjaku, që mund të rrezikojë jetën e tyre.
Studimi u krye nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, të cilët analizuan të dhënat e mbledhura gjatë njjë preriudhe 10 vjeçare. Në përgjithësi, rezultatet treguan se burra me kancer në prostatë kishin më shumë gjasa për të zhvilluar blloqe të mpiksura gjakut se sa meshkujt pa sëmundje.
Edhe pacientët që i nënshtroheshin trajtimit hormonal kundër kancerit ishin dy herë e gjysmë më shumë në rrezik nga mpiksja e gjakut sesa njerëzit e tjerë në përgjithësi. Ky rrezik ishte veçanërisht i lartë për meshkujt nën 65 vjeç dhe për pacientët me kancer më të zhvilluar.
Rezultatet e studimit tregojnë rëndësinë e shqyrtimit të efekteve të mundshme anësore në sistemin e qarkullimit të gjakut gjatë trajtimit të kancerit të prostatës, sidomos kur përdoret terapia me hormone.