Kryetari i komunës Mexhiti në fjalimin para të pranishmive tha se sheshi do të ketë rol dominant në ruajtjen e kulturës dhe traditës në shtet, duke marrë parasysh, siç tha, se kjo do të jetë një nga faktorët kryesorë për vazhdimin e rivitalizimit të pjesës më të bukur të Qytetit të Shkupit - Çarshisë së Vjetër.
Te përmendorja e Skënderbeut në komunën e Çairit sot u nënshkrua Marrëveshja për kryerjen e punëve ndërtimore në shesin "Skënderbeu", në fazën e parë. Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe drejtori i firmës austriake "Interneshënëll investmen grup" - përfaqësia Shkup, Ljubomir Petkov.
Kryetari i komunës Mexhiti në fjalimin para të pranishmive tha se sheshi do të ketë rol dominant në ruajtjen e kulturës dhe traditës në shtet, duke marrë parasysh, siç tha, se kjo do të jetë një nga faktorët kryesorë për vazhdimin e rivitalizimit të pjesës më të bukur të Qytetit të Shkupit - Çarshisë së Vjetër.
"Faza e parë e sheshit, e cila përfshin hapësirën mbi dyqanet te rruga 'E kazanxhinjve', është pjesë nga Çarshia e Vjetër. Projekti sheshi 'Skënderbeu' si pjesë nga Programi zgjedhor i BDI-së tanimë është inkorporuar edhe në programin e Qeverisë. Për realizimin e kësaj faze janë ndarë mjete nga Buxheti i RM-së me vlerë prej 2.500.000 euro", potencoi Mexhiti.
Ai tha se ndërkohë bëhen përgatitje për kompletimin e fazës së dytë dhe të tretë të projektit, respektivisht mbulimin e bulevardit dhe një pjesë e parkingut nëntokësor.
Mexhiti shtoi se me rastin e përfundimit të përgatitjeve për ndërtimin e sheshit, komuna e Çairit në bashkëpunim me sektorin civil para përmendores Skënderbeu dje në ora 20 organizon koncert.
Në nënshkrimin e Marrëveshjes për kryerjen e punëve ndërtimore në sheshin "Skënderbeu" morën pjesë zëvedëskryeministri Musa Xhaferi, ministra, deputetë në Kuvend, kryetarë të komunave, drejtorë të institucioneve dhe qytetarë.