E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akademik Rexhep Qosja i është përgjigjur në një përgjigje të gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës duke ja dhënë asaj katër përgjigje për katër paraqitje dhe deklarata të LDK –së nëpër mediat e Kosovës, pas deklaratës së tij se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është e politizuar.
Rexhep Qosja i pėrgjigjet LDK – sė








Në fillim të përgjigjeve të tij, të botuar në Epoka e Re, akademik Rexhep Qosja shkruan se LDK është një parti që ai e kishte parë të shtrirë në shtrat që nga krijimi i saj. “I mësuar ta shoh gjatë, prej krijimit të saj në fund të dhjetorit të vitit 1989 e deri pas luftës, të shtrirë në shtarat, duke predikuar demokracinë nën dhunën e Sllobodan Milloshevicit, nuk e kisha pritur heroizmin që po tregon në përpjekjet, para dhe pas perdeve , për likuidimin tim intelektual”, shkruan Rexhep Qosja në përgjigjet e tij në këtë gazetë.

Tutje, Qosja shkruan për deklaratat Isa Mustafës dhe kritikat e këtij të fundit në drejtim të partisë që e udhëheq Isa Mustafa. “Kjo politikë, etikë dhe strategjinë e tij politike, artistike, kulturore dhe ekonomike e Isa Mustafës mua me shqetësoi. Më shqetësoi sepse pashë se - të shpresojmë vetëm në sjelljen politike ndaj meje dhe vetëm kësaj here – bashkëdyzime staliniste dhe fashiste janë të përmbajtura në mentalitetin e tradhëgimtarës së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, të quajtura Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të kryetarit të sotëm të saj, zyrtarit të dikurshëm në administratën e kohës së Milloshevicit në Prishtinë, Isa Mustafës”, shkruan ndër të tjera Qosja.

Më pas Qosja është marrë me botimin e veprave të tija, të cilat sipas tij i kanë penguar shumë disa media të shkruara por edhe vet nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Vetëm një mendim nuk i ishte kujtuar këtij komsomolisti, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mund të lexohet në libra të shenjtë dhe që mund të dëgjohet edhe prej pleqve tanë e që mund t’i thuhet si përgjigje e botuesit të kompletit të veprave të mia atij: mos i qit margaritarët para derrit. Nuk di derri ç’janë margaritarët”, shkruan Qosja.

Sipas Qosjes botimi i kompletit të veprave të tij nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) janë botim në përputhje më të gjitha botimet e tjera që i ka bërë ASHAK dhe anëtarët e kësaj akademie.

“Sikletari gjeneral i LDK-së, Ismet Beqiri, i lejoi vetës të thotë se me fjalët me të cilat e përkraha politikën e Qeverisë së sotme të Kosovës ndaj Veriut të Kosovës, unë tregova se i kam borxh Hashim Thaçit! Domethënë se i jam shitur Hashim Thaçit e me këtë do të thoshte se i jam shitur ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër luftës çlirimtare të së cilës, Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte bërë aq shumë veprime, kishte harxhuar aq shumë retorikë, kishte përdorur e shpërdorur aq shumë politikë! Akuzën e sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri të dhënë kundër meje nuk e kundërshtoj: Unë i jam shitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej çastit të parë të paraqitjes së saj dhe i jam shitur me veprime, me politikë, me mendime, me veprat e mia, me kompletin e veprave të mia, i cili aq shpesh po i alivanos gazetën ‘Koha Ditore’ dhe televizionin KTV”, shkruan Qosja.

Ndërkaq sa i përket politizimit të akademisë, Qosja ka numëruar anëtarët e kësaj akademie që sipas tij, pos që janë anëtarë të LDK janë edhe anëtarë të ASHAK-ut.

Sipas tij janë 11 militantë të LDK-së në ASHAK dhe ata janë:

1. Ibrahim Rugova, ish kryetar i LDK-së

2. Fehmi Agani, ish –nënkryetar i LDK-së

3. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së

4. Sabri Hamiti, nënkryetar i LDK-së

5. Rexhep Ismajli, ish anëtar i kryesisë së LDK-së

6. Nexhat Daci, ish – anëtar i kryesisë së LDK –së, a i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

7. Ali Aliu, ish anëtar i Kryesisë së LDK-së.

8. Mehmet Kraja, ish anëtar i kryesisë së LDK-së.

9. Idriz Ajeti, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së (i vetmi i bërë anëtar i ASHAK-ut para se të ekzistonte kjo parti dhe me merita shkencore).

10. Besim Bokshi, ish kryetar i Partisë Social Demokrate të Kosovës, dhe

11. Hivzi Islami, kryetar i ish Partisë Fshatare të Kosovës.

“E pyes kryetarin e LDK-së, kryetarin e Prishtinës dhe anëtarin e ASHAK-ut, Isa Mustafa se në cilat xhungla – të Amozonisë, të Afrikës a të Azisë Juglindore mund të merret me mend që një akademi të jetë kështu e pushtuar dhe e ofenduar prej kaq titullarësh partiak siç është akademia e jonë e pushtuar dhe e ofenduar prej kaq titullarësh partiakë siç është akademia jonë e pushtuar dhe e ofenduar prej dhunës së titullarëve të LDK-së? (express)

Publikuar: 29.11.2011 | 12:32
Lexuar: 517 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime