E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në SHBA, shkalla e të mbijetuarit është 1 me 10 për viktimat e sulmeve të zemrës. Kjo statistikë që nuk ka ndryshuar në 3 dekada, por nuk donë të thotë se nuk mund të përmirësohet, thuhet në një studim.
Mund tė parandalohen, sėmundjet e zemrės





Sëmundjet në zemrës dhe goditjet në tru janë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vetëm sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e më shumë se 17.000.000 njerëzve në vit.Por ekspertët thonë se këto shifra mund të ndryshohen për më mirë.

Në SHBA, shkalla e të mbijetuarit është 1 me 10 për viktimat e sulmeve të zemrës. Kjo statistikë që nuk ka ndryshuar në 3 dekada, por nuk donë të thotë se nuk mund të përmirësohet, thuhet në një studim.

Shkencëtarët në Universitetin e Michiganit arritën në përfundimin se në qoftë se njerëzit që jetojnë në lagje të varfra marrin instruksione se si të kryejnë frymëmarrje artificiale ose CPR për viktimat nga sulmi në zemër, shanset e këtyre pacientëve për të mbijetuar shtohen dukshëm.

Gjatë studimit u vu re se njerëzit në lagje të varfër kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa që të preken nga një goditje në zemër, në krahasim me ata që jetojnë në një zonë të pasur të qytetit.

Edhe ndryshimi në stilin e jetesës, barnat e reja dhe trajtimet mjekësore mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gjatë dekadës së fundit numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare ka rënë deri në 35 për qind. Rreth 48 për qind e kësaj ulje ishte rrjedhim i përmirësimit në faktorët e rrezikut, siç është lënia e duhanit. Kjo ka sjellë ulje të rasteve të presionit të gjakut dhe kolesterinës së lartë.

Gjithashtu gjatë 10 vjetëve të fundit, mjekët kanë shtuar dhënien e recetave për barna trajtimi, dhe të gjithë këta faktorë së bashku kanë sjellë një pakësim të rasteve të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

Publikuar: 29.11.2011 | 12:43
Lexuar: 286 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime