Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski në biznes forumin në Singapor që u organizua në bashkëpunim me Biznes federatën e Singaporit, i prezantoi volitshmëritë për investim para më shumë se 50 kompanive nga sfera të ndryshme.
Mundësitë investuese të Maqedonisë prej sot deri të premten do të prezantohen para bashkësisë së biznesit të Singaporit dhe Japonisë.
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski në biznes forumin në Singapor që u organizua në bashkëpunim me Biznes federatën e Singaporit, i prezantoi volitshmëritë për investim para më shumë se 50 kompanive nga sfera të ndryshme.
Kryeministri Gruevski realizoi takim edhe me kryeministrin e Singaporit, Li Hsien Lung, në të cilin u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në ekonomi dhe tregti.
Sipas axhendës, nga Singapori, delegacioni qeveritar do të udhëtojë për në Japoni, ku do t'i vizitojë Tokion dhe Osakan.
Të mërkurën paradite në Tokio, delegacionio qeveritar do të marrë pjesë në biznes forumin të organizuar nga Organizata e jashtmetregtare e Japonisë, në të cilën krahas prezantimeve zyrtare nga ana e ekipit qeveritar, kryeministri Gruevski do të ketë takime të ndara me disa kompani japoneze me qëllim që të shkëmbehen informacione rreth interesit të tyre për investim, si dhe mundësitë që i ofron Republika e Maqedonisë si biznis destinacion atraktiv.
Pasdite, Gruevski do të takohet me princin e kurorëzuar japonez Naruhito, që paraqet takim të parë të kryeministrit të Maqedonisë me një përfaqësues të lartë të familjes mbretërore japoneze.
Në Qeverinë e Japonisë, Gruevski do të takohet me kolegun e tij japonez, Joshihiko Noda. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Maqedonisë në Qeverinë japoneze dhe takim me krymeinistrin japonez, nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve më 1 mars të vitit 1994. Në takim pritet të bisedohet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe aspektet e bashkëpunimit në më shumë fusha mes dy vendeve fqinje, me ç'rast një pjesë e rëndësishme e bisedimeve pritet të'i kushtohet përforcimit të bashkëpunimit ekonomik.
Zëvendëskryeministri i Financave, Zoran Stavreski, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, në Japoni është paraparë të ketë takim pune me zëvendësministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Seishu Makino.
Të enjten paradite, në selinë e Agjencisë ndërkombëtare japoneze për bashkëpunim (JICA), kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të takohet me kryetarin e Agjencisë ndërkombëtare japoneze për bashkëpunim Sadako Ogata, në të cilën pritet të bëhet fjalë për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë për projekte të ardhshme të përbashkëta.
Pas këtij takimi, delegacioni qeveritar udhëton për në osaka ku që në ditën e fundit të vizitës, në bashkëpunim me Organizatën e jashtme tregtare të Japonisë, në Odën ekonomike të Osakas do të organizohet edhe një biznes forum në të cilin kompanitë e intresuara japoneze do të kenë mundësi nga dora e parë të mësojnë më shumë për volitshmëritë që i ofron Republika e Maqedonisë në kuadër të klimës afariste dhe mundësive për investim.
Kryeministri Gruevski gjatë vizitës në Singapor dhe në Japoni është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, ministri pë Tërheqje të Investimeve të Huaja, Bil Pavllevski, drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit, Visar Fida dhe nga drejtori i Drejtorisë për zona industriale teknologjike zhvillimore Viktor Mizo.