Angazhimi im është që të gjithë të gëzojnë të drejtat e barabarta. Theksoj se Kosova është një shtëpi e të gjithë atyre që duan të jetojnë në të, të gjithë shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të qytetarëve të tjerë, tha Thaçi në një intervistë për agjencinë serbe, Tanjug.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët në veri dhe se është gati të takohet e të bisedojë me ta.
Angazhimi im është që të gjithë të gëzojnë të drejtat e barabarta. Theksoj se Kosova është një shtëpi e të gjithë atyre që duan të jetojnë në të, të gjithë shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të qytetarëve të tjerë, tha Thaçi në një intervistë për agjencinë serbe, Tanjug.
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri.
Unë do të jem pranë qytetarëve tonë në veri. Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme t'i ndihmojë ata dhe të përballet me të gjitha problemet e tyre. Unë dua të takohem me ata dhe të flasim, për të rënë dakord dhe për të filluar zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, tha Thaçi.
Kur është lutur që serbëve nga veriu t'u dërgojë një mesazh në gjuhën serbe, kryeministri i Kosovës tha se e kupton mjaft serbishten, por që nuk mund të përgjigjet në gjuhën serbe, për të cilën gjë, siç thotë ai, me të vërtetë i vjen keq.
Edhe pse unë nuk mund t'iu drejtohem në gjuhën serbe, unë po iu flas nga thellësia e zemrës dhe shpirtit tim, kur iu them që të ata të kthehen kah Prishtina, që të mos jetojnë në të kaluarën, që të punojmë së bashku dhe së bashku të ndërtojmë një shtëpi të përbashkët dhe ajo është Kosova sovrane, tha Thaçi.
Ai këmbënguli në atë se serbëve të Kosovës po iu flet nga zemra.
Unë u them atyre se çfarë më dikton zemra ime, si kryeministër, por mbi të gjitha si një njeri dhe si një prind. Unë i kuptoj ata plotësisht dhe dua t'i ndihmoj ata, theksoi Thaçi.