Zëdhënësi rajonal i policisë, toger Hazir Berisha bëri të ditur se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit në magjistralen Prizren-Prishtinë, saktësisht tek Lagja e Bujarëve të fshatit Duhël.
Disa aksidente kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rajonin e Prizrenit si rrjedhojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike. Aksidentet kanë qenë të rënda dhe përveç disa të lënduarve kanë humbur jetën edhe dy persona.
Zëdhënësi rajonal i policisë, toger Hazir Berisha bëri të ditur se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit në magjistralen Prizren-Prishtinë, saktësisht tek Lagja e Bujarëve të fshatit Duhël.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture Golf dhe një Mercedesi, me çrast shoferi H. Seraj i vitlindjes 1962 ka humbur jetën. Policia po i heton rrethanat e aksidentit, ka thënë ai.
Berisha tha se aksidenti i dytë dhe i tretë ka ndodhur pak para orës 7.00 të mëngjesit dhe saktësisht mbi urën e Leshanit, në autostradë.
Në krahun e djathtë të lëvizjes Sllapuzhan-Vërmicë, është shkaktuar aksident në mes të dy veturave me pesë persona të lënduar, disa prej tyre rënd dhe në kahun tjetër, mbi të njëjtën urë, në aksident janë përfshirë një automjet transportues (maune) dhe katër vetura. Në këtë rast, një person i gjinisë mashkullore, rreth 50 vjeç ka humbur jetën, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren, ka thënë ai.
Po ashtu, policia bëri të ditur se edhe një aksident tjetër ka ka ndodhur në Qafë të Duhlës rreth orës 10.00 dhe aty janë lënduar tre persona.
Në të gjitha këto aksidente, sipas hetuesve të aksidenteve të Trafikut Rajonal, shkaktar është faktori njeri që në të gjitha rastet nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, si mjegulla, akulli, etj.
Zëdhënësi rajonal i policisë, toger Hazir Berisha edhe një herë ua ka kujtuar shoferëve se tanimë jemi në sezonin dimëror dhe për ketë kohë kërkohen pajisjet dimërore dhe kujdes i shtuar gjatë lëvizjes me automjet.