Por sot mësojmë se përfundimisht Krasta do të jetë prezantuesi zyrtar i Festivalit të Këngës, mision të cilin ai do ta ndajë së bashku me këngëtaren e njohur të muzikës jazz, Eda Zari.
Në fillim u përfol se Adi Krasta do të prezantonte festivalin jubile të këngës në RTSH, por më pas rezultoi se ai nuk figuronte as tek emrat e mundshëm. Kjo pasi menjëherë pas zhvendosjes nga Top Channel në Vizion Plus gazetari i njohur ishte impenjuar seriozisht me emisionin e radhës.
Por sot mësojmë se përfundimisht Krasta do të jetë prezantuesi zyrtar i Festivalit të Këngës, mision të cilin ai do ta ndajë së bashku me këngëtaren e njohur të muzikës jazz, Eda Zari.
Nga ana tjetër kemi zbuluar gjithashtu se regjisori i këtij evenimenti do të jetë Osman Mula një prej emrave që ka firmosur më shumë se askush tjetër pjesëmarrjen dhe drejtimin e këtij evenimenti të njohur të muzikës shqiptare.