Fyerjet ndaj shqiptarëve u përshkallëzuan në ndeshjen miqësore të futbollit Maqedoni-Shqipëri që u luajt në Prilep më 15 nëntor ku tifozët maqedonas fyen rëndë shqiptarët ndërsa pas ndeshjes i vunë flakën flamurit kombëtar.
Vazhdojnë incidentet e djegies së famujve. Një video e re, në të cilin paraqitet djegia e flamurit të Maqedonisë u paraqit sot në internet pa saktësuar burimin dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja.
- Partitë politike sot e dënuan aktin e djegies së flamurit të Maqedonisë, i cili u paraqit në një video incizim pa e saktësuar burimin dhe vendin se ku ka ndodhur ngjarja.
VMRO-DPMNE e dënoi ashpër aktin e djegies së flamurit të Maqedonisë, i cili është shfaqur në video incizimin.
I papranueshëm për partinë është çdo akt i cili ka për qëllim të fusë jotolerancë dhe përçarje, dhe ai duhet të ndëshkohet nga të gjitha subjektet relevante.
"Askush nuk duhet të lejojë që të luajë me ndjenjat e qytetarëve, me simbolet kombëtare. Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të sistemit t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për ndriçimin e këtij akti", theksohet në reagimin e partisë.
Ermira Mehmeti-Devaja nga BDI deklaroi se nuk do të dëshironte të besojë se ndonjë parti politike qëndron pas djegies së flamujve, por dëshiron të besojë se këto incidente janë thjeshtë zbrazje e izoluar e frustrimeve të caktuara. Kjo gjë, sipas saj, është për t'u dënuar pavarësisht se nga cila anë vjen dhe se cilat janë motivet.
"Ajo që duhet të na brengos ne si elitë politike është fakti që në njëfarë mënyre nuk arrijmë mjaftueshëm të kontribuojmë që të ndryshohet kjo klimë, veçanërisht në ndeshjet sportive, pa dallim se po përpiqemi me ligj dhe vendosjen e disa normave të caktuara shoqërore të ndikojmë në ndryshimin e sjelljes së këtillë", deklaroi deputetja e BDI-së.
Mehmeti-Devaja apeloi deri te të gjithë adhuruesit e sportit të cilët shkojnë në ndeshje të sillen në mënyrë sportive.
Deputeti Zijadin Sela i PDSH-së në deklaratën për mediat kërkoi përgjigje nga partia në pushtet BDI se çka ka ndërmarrë lidhur me djegien e flamurit shqiptar në Strugë para ca ditësh. Sela gjithashtu e akuzoi BDI-në për kute të dyfishta pasi që, sipas tij, ata janë angazhuar për respektimin e simboleve shqiptare, ndërsa dje u arrestuan ketër djelmosha të cilët vizatonin grafitë të Shipërisë së Madhe në hyrje të Tetovës.
"PDSH-ja e dënon aktin e këtillë pasiqë ata nuk djegën flamur por vetëm e vizatuan flamurin e tyre shqiptar. Për ata të cilët arrestojnë shqiptar edhe atnë sektori civil u themi që të kenë kujdes se kohërat do të ndryshojnë", deklaroi Sela i cili i theksoi gjithashtu edhe parullat të cilat brohoriten në ndeshjet sportive. Megjithatë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Sela shtoi se gjithsesi se PDSH e dënon djegien e flamujve. Sipas tij, përgjegjësia për incidentet e këtilla është e të gjithë politikanëve, por përgjegjësia më e madhe është e partive në pushtet.
Duke e komentuar deklaratën e Ziadin Selës të PDSH-së, Mehmeti Devaja tha se katër djelmoshat të cilët dje vizatonin grafitë të Shqipërisë së madhe në hyrje të Tetovës janë liruar shumë shpejtë pasi janë arrestuar nga policia dhe u përgjigj se PDSH-ja në opozitë nuk ka marrë në manifestimet e djeshme të Ditës së flamurit shqiptar në Maqedoni me shpresën që sot të mund të shfrytëzojnë diçka dhe ta kritikojnë BDI-në.
Emilian Stankovqi, deputet i LSDM-së, deklaroi se partia ashpër e dënon këtë akt të djegies së flamurit të Maqedonisë. Partia shpreh brengosje që incidentet e këtilla u shpeshtuan kohëve të fundit.
Fyerjet ndaj shqiptarëve u përshkallëzuan në ndeshjen miqësore të futbollit Maqedoni-Shqipëri që u luajt në Prilep më 15 nëntor ku tifozët maqedonas fyen rëndë shqiptarët ndërsa pas ndeshjes i vunë flakën flamurit kombëtar.
Fyerje të tilla nga tifozët maqedonas tashmë janë shndërruar në përditshmëri në çdo ndeshje sportive pavarësisht nëse luajnë apo jo skuadra shqiptare. Në shenjë reagimi, një ndeshje futbolli në Kaçanik, tifozët shqiptarë dogjën flamurin maqedonas. Veprimi i tillë i tifozëve u dënua nga Prishtina Zyrtare e cila paralajmëroi hetimin e rastit.
Reagime të shumta kishte edhe tek politikanët dhe mediat maqedonase të cilat për rastin e fyerjes së shqiptarëve në ndeshjen miqësore më Shqipërinë në Prilep nuk kishin bërë asnjë reagim apo njoftim në media, siç ndodhi edhe me ofendimet me baza nacionale ndaj shqiptarëve nga grupi i tifozëve Komitët të shtunën në stadiumin në Gjorçe Petrov.
Edhe pse Federata e Futbollit e Maqedonisë me rregulloren e saj obligohet të ndërpresë ndeshjet në raste fyerjesh në baza nacionale apo fetare, kjo nuk ndodhi as në Prilep dhe as në Gjorçe Petrov.
Gjyltene Rexhallari, Alsat-M