Përkrahje për kompanitë e vogla dhe të mesme jep edhe ministri i Ekonomisë Valon Saraçini i cili thotë se interesimi i tyre për të marrë kredi nga banka maqedonase për përkrahje dhe zhvillim, është i ulët.
Dialogu mes komunitetit të biznesit dhe Qeverisë ekziston por vetëm në teori pasi në praktikë dhe esencë situata është krejt ndryshe. Kështu thotë kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore (OEMVP) Menderes Kuçi, sipas të cilit me themelimin e agjencive të ndryshme shtetërore, Qeveria vetëm e pengon zhvillimin e kompanive në përgjithësi. Kuçi thotë se zëri i odave ekonomike aspak nuk dëgjohet nga institucionet shtetërore.
Qeveria po bën përpjekje të ndihmon, megjithatë punën e saj e ka lënë përmes agjencionit. Ne kështu shprehemi në odën tonë ekonomike Duam të kruajmë veshin e djathtë me dorën e majtë.Vetë fakti i krijimit të shumë agjencive të ndryshme që sajoi Qeveria, duke u munduar që me këtë të zgjedhë papunësinë në vend apo të bëjë punësime politike që është rasti eklatant me Agjencinë për investime ku kemi vetëm një drejtor shqiptarë dhe gjithë stafi tjetër është i komunitetit tjetër dëshmon për një tendencë të tillë, tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së.
Ndërsa përfaqësuesit e lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë thonë se Evropa do të përballet me recesion ekonomik dhe për këtë qëllim edhe Maqedonia do të ketë pasoja.
Për momentin nuk kemi anulime të mallrave të porositura nga kompanitë evropiane, prandaj potencoj se duhet të punohet në rritjen e konkurencës me qëllimn që edhe në kushte të uljes së kërkesave mallrat dhe shërbimet tona ta gjejnë vendin e tyre në ato tregje, tha Mitko Aleksov, përfaqësues i LOE-së.
Përkrahje për kompanitë e vogla dhe të mesme jep edhe ministri i Ekonomisë Valon Saraçini i cili thotë se interesimi i tyre për të marrë kredi nga banka maqedonase për përkrahje dhe zhvillim, është i ulët.
Ne kompanive tona u ndihmojmë në mënyrë direkte të bëjnë studime dhe projekte të bëjnë një analizë të tregut si dhe analizë të tregjeve të jashtme që të huyjnë dhe të zaptojnë tregjet evropiane, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Në konferencën ku diskutohej për avancimin e eksportit gjatë vitit 2011, afaristët theksuan se në numra për çdo vit ka përparim, por në strukturën se çka eksportohet është krejt tjetër, ndërsa resurset e vendit shumë pak përdoren. Nevzat Mamuti