E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E lindur si Svetllana Stalina, ajo kishte ikur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe e kishte denoncuar babain e saj dhe pushtetin komunist në ish Bashkimin Sovjetik.
Vdiq e bija e diktatorit sovjetik Stalin, Svetlana Alilueva








E vetmja vajzë e diktatorit sovjetik, Jozef Stalin, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët e shtetit federal Viskonsin, thanë se Lana Peters, ka vdekur nga kanceri në moshën 85 vjeçare.

E lindur si Svetllana Stalina, ajo kishte ikur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe e kishte denoncuar babain e saj dhe pushtetin komunist në ish Bashkimin Sovjetik.

Ajo kishte shkruar memoare për jetën e saj, që ishin shitur shumë në Shtetet e Bashkuara dhe raportohej se ishte bërë e pasur.

Pas vdekjes së babait të saj në vitin 1953, i cili tri dekada e kishte sunduar Bashkimin Sovjetik, me ç’rast ishte fajësuar për vdekjen e miliona njerëzve, ajo e kishte marrë emrin e nënës së saj, Allilueva.

Në vitin 1970 ajo ishte martuar me amerikanin Uilijem Peters.

E ndjera ishte e martuar së paku katër herë dhe i kishte tre fëmijë.

Në vitin 1984, Lana Peters ishte kthyer në Bashkimin Sovjetik, por pas qëndrimit njëvjeçar ishte kthyer në SHBA.

Publikuar: 29.11.2011 | 17:35
Lexuar: 343 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime