E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini përmendi se Qeveria aktivisht punon në përkrahje të eksportit dhe në këtë drejtim potencoi se në bashkëpunim me Bankën botërore është e gatshme strategjia për promovimin e eksportit me plan konkret aksional.
Pėrmirėsimi i eksportit pėrmes prodhimeve konkurrente dhe riindustrializimit






Qeveria dhe biznes bashkësia bashkarisht do të punojnë në përparimin e eksportit përmes implementimit të strategjive dhe krijimit të prodhimeve konkurrente.

Ata sot në konfeerncën e shtatë për përparimin e eksportit që e organizon Ministria e Ekonomisë, biseduan për aktivitetet e mëtejshme që duhet të realizohen në këtë plan.

Nga Qeveria potencojnë se intenca është të rritet numri i kompanive nga Maqedonia të cilat eksportojnë, si dhe sasitë e eksportit. Presin vazhdim të trendit të rritjes së eksportit dhe përmes promotorëve ekonomikë të ndihmohet paraqitja e kompanive të Maqedonisë në tregjet e huaja.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski tha se tani vetëm pesë për qind nga kompanitë aktive në Maqedoni realisht merren me eksport.

"Do të tentojmë që këtë numër ta rrisim, e kuptohet edhe strukturën, e cila në këtë moment në pjesë të madhe janë prodhime me shkallë të ulët të vlerës së shtuar. Megjithatë nga ky vit struktura e eksportit ndryshohet si rezultat i punës së kompanive në zonat e lira ekonomike, respektivisht prodhim vjetor eksportues tani nuk kanë vetëm metalet, por edhe pjesë nga industria e automobilave që mendojmë se si trend do të vazhdojë, duke e marrë parasysh numrin e zonave të lira ekonomike të cilat i ndërtojmë, por edhe numrin e investimeve të reja, të cilat janë paralajmëruar dhe fabrikat e të cilave filluan të ndërtohen", deklaroi Peshevski.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini përmendi se Qeveria aktivisht punon në përkrahje të eksportit dhe në këtë drejtim potencoi se në bashkëpunim me Bankën botërore është e gatshme strategjia për promovimin e eksportit me plan konkret aksional.

Oda ekonomike e Maqedonisë megjithatë vlerëson se investimi në infrastrukturë dhe riindustrializim do të shkonte ndaj përmirësimit të eksportit.

Në vitin 2010 eksporti është rritur për 29 për qind, ndërsa pritjet janë se viti 2011 do të përfundojë me rritje të eksportit prej 21,2 për qind në krahasim me vitin 2010

Publikuar: 29.11.2011 | 16:50
Lexuar: 631 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime