Jeta tregon se gjatë punës në BBC, ajo mori shembull gazetarinë agresive të Jeremy Paxman (Neësnight), që mendoi se i përshtatej Kosovës.
Gazeta New York Times ka publikuar sot një artikull për punën e gazetares së njohur kosovare, Jeta Xharra. Prestigjozja New York Times e cilëson Xharrën si një gazetare të shkathët e cila që në kohën e luftës ndihmonte BBC-në me lajme nga Kosova gjatë regjimit të Millosheviçit.
Tani zonja Xharra gjen pak mbrojtje për llojin e gazetarisë së saj, teksa raporton për korrupsionin, krimin e organizuar dhe qeverisjen e dobët. Në pranverë 2009 ajo mori kërcënime për jetën, të botuara haptas në një gazetë proqeveritare. Asnjë prokuror nuk ka nisur hetime për ngjarjen, sepse sipas Xharrës, kishin frikë nga reprezaljet e pushtetit, shkruan NYT.
Por, tani EULEX-i po heton rastin dhe kjo vetëm sa tregon gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.
Jeta tregon se gjatë punës në BBC, ajo mori shembull gazetarinë agresive të Jeremy Paxman (Neësnight), që mendoi se i përshtatej Kosovës.
Njerëzit më thonë se kam arritur deri këtu pasi askush nuk më mori seriozisht. Ata nuk e dinë se si të reagojnë në raport me mua. Po të isha burrë me siguri do të më sulmonin fizikisht. Këtu ekziston mentaliteti se një grua nuk mund të jetë kërcënim, dhe këtë e kam përdorur si avantazh, ka thënë Xharra që drejton emisionin Jeta në Kosovë që prej vitit 2005.
Ajo drejton edhe programin e BIRN në Kosovë, dhe për rastësi të gjitha zyret rajonale drejtohen nga femra që tregon rolin e tyre në rritje. New York Times citon zbulimet e ËikiLeaks që e rendisin Xharrën si gruan e dytë më me ndikim në Kosovë.
Roli im nuk është i tillë që të pëlqehet nga të tjerët. 90 % e njerëzve në televizion janë të pëlqyeshëm. Roli im është të ekspozojë hipokrizinë dhe ta sjell në dritë të vërtetën, përfundon Xharra për gazetën amerikane.