Ngjarjen e hapi ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, i cili në fjalimin e tij tha se arsimi, lidershipi dhe inovacionet janë tre shtyllat, ndoshta më të rëndësishme mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e shëndoshë e një shoqërie.
Në Fakultetin Ekonomik në Shkup pranë Universitetitn "Shën Cirili e Metodi" sot mbahet Biznes forum njëditor rinor për inovacione, lidership dhe arsim, që e organizon organizata studentore AIESEK.
Ky forum është ngjarja e vetme e këtij lloji në vend, i cili ka për qëllim t'i ndërlidh liderët e rinj dhe biznes liderët globalë në shoqëri në drejtim të thellimit të njohurive nga sfera e arsimit, lidershipit dhe inovacioneve dhe mundësisë për interaksion dhe dialog të hapur mes dy palëve.
Ngjarjen e hapi ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, i cili në fjalimin e tij tha se arsimi, lidershipi dhe inovacionet janë tre shtyllat, ndoshta më të rëndësishme mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e shëndoshë e një shoqërie.
"Si ministër i Ekonomisë do të vendos theks të veçantë në sipërmarrësinë e sidomos në krijimin e sipërmarrësve të rinj. Potenciali i çdo shteti matet me përgatitje të të rinjëve që ta mbajnë jetën bashkëkohore në shpatullat e tyre, gatishmërinë që ndortohet në bankat shkollore. Sipërmarrësia kërkon inovacione, ide financiare dhe të biznesit, të cilat janë të freskëta, të reja dhe atraktive që në mënyrë më ekonomike të prodhohen të mirat ekonomike", tha Saraçini.
Prandaj, tha se, arsimi është mjeti kyç ku duhet të mësohet dhe të mendohet në frymën sipërmarrëse. Ministri theksoi se ndërmarrjet e reja dhe të mesme janë të llojit dominues të ndërmarrjeve të ekonomisë në Maqedoni dhe vitin e ardhshëm pritet rritje e numrit të tyre.
Saraçini shtoi se që nga vetë fillimi i kryerjes së funksionit ministror ka thënë se ai do të përpiqet të krijojë lidhje të mirë dhe bashkëpunim të fuqishëm në mes të Qeverisë, komunitetit të biznesit dhe qendrave kërkimore shkencore, gjegjësisht universiteteve dhe paralajmëroi se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Arsimi, liershipi dhe risitë do të jetë tri temat që do të nënshtrohen përpunimit në kuadër të forumit tërëditor në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik.
Sipas Velimir Stojkovski rektor i Universitetit USHCM, sot Universiteti takohet me sfida globale të tregut të përbashkët evropian të arsimit, punës dhe inovacionit.
Duke marrë parasysh ndryshimet e shpejta të botës moderne dhe dëshirën për përmirësimin e njohurive, tha dekani i Fakultetit të Ekonomisë Lubomir Drakulevski, forum ka për qëllim t'i lidhë nxënësit me sektorin e biznesit me ndërmjetësinë e komunitetit akademik në tre segmente më të rëndësishme - edukimin, lidershipin dhe inovacionet.