E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria e Maqedonisë, siç theksoi zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike Vlladimir Peshevski, të gjitha vërejtjet e Komisionit Evropian i mori parasysh në mënyrë seriozisht maksimale dhe me qëllim të mir sheh drejt tyre.
Konferencė

Maqedonia në 10-të vietet e fundit arriti shumë nga aspekti i reformave, por mbesin edhe shumë sfida posaçërisht në planin politik dhe atë ekonomik, porositën përfaqësuesit e lartë evropian në konferencën e sotme "Përmirësim i potencialit ekonomik, identifikim i burimeve të ardhshme në rritje".

"Vendi ende nuk e plotëson kriterin e ekonomisë tregtare funksionale dhe konkurrencës. Edhe pas 20 viteve norma e papunësisë është e lartë, ekonomia gri merr pjesë me pothuajse 20 për qind në BPV, më pak i zhvilluar është sektori financiar, investimet e drejtëpërdrejta të huaja janë në nivel të ulët pa shenja të qarta të rritjes së tyre të përhrshme, nuk ka përpuethshmëri të arsimit me kërkesën e tregut të punës", tha Aleksandra Kas Granje nga Drejtoria për zgjerim të KE-së.

Megjithate, shtoi, politika makroekonomike mirë udhëhiqet, ndërsa ajo fiskale është e orientuar drejt stabilitetit.
Konferencë -Përmirësim i potencialit ekonomik, identifikimi i burimeve të ardhshme në rritje

Qeveria e Maqedonisë, siç theksoi zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike Vlladimir Peshevski, të gjitha vërejtjet e Komisionit Evropian i mori parasysh në mënyrë seriozisht maksimale dhe me qëllim të mir sheh drejt tyre.

"E padiskutueshme është se ka nevojë nga hapa të mëtejshëm. Vazhdojmë me përkushtim të punojmë në reformat. Të bindur jemi se Maqedonia në kohë të shpejtë plotësisht do t'i plotësojë kriteriet ekonomike", tha Peshevski, duke potencuar se në këtë kohë të krizës, Mqedonia, për dallim nga numri i madh i shteteve në BE, e mbajti stabilitetin e saj makroekonomik dhe bëri shumë reforma.

Peshevski e shfrytëzoi pjesëmarrjen e konferencës që të udhëzojë apel deri te Këshilli Evropian në takimin e tij të ardhshëm në Bruksel që ta hapë rrugën drejt përfundimit të procesit integrues të Maqedonisë dhe të sjellë vendim për kalim të vendit në fazën e dytë nga Marrëveshja e stabilizim asociaciimit.

Publikuar: 30.11.2011 | 14:41
Lexuar: 640 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime