Kampioni olimpik dhe pronari i rekordit të botës në 200 metra, Usain Bolt, shënoi kohën e katërt më të mirë në botë, në Gran Prin e Lozanës. Përveç kushteve të vështira, të cilat ishin të përcjellura me të reshura të shiut dhe erëra të forta, atleti nga Xhamajka me lehtësi të madhe kaloi pistën e 200 metrave për 19 sekonda e 59 të qindat.
Kampioni olimpik dhe pronari i rekordit të botës në 200 metra, Usain Bolt, shënoi kohën e katërt më të mirë në botë, në Gran Prin e Lozanës.
Përveç kushteve të vështira, të cilat ishin të përcjellura me të reshura të shiut dhe erëra të forta, atleti nga Xhamajka me lehtësi të madhe kaloi pistën e 200 metrave për 19 sekonda e 59 të qindat.
Ndërkohë atletët nga Xhamajka dominuan edhe në disiplinat e tjera. Kampionia olimpike Shelli An Frejzer është fituese në pistën e 100 metrave me pengesa, Asafa Pauell nuk kishte konkurencë në pistën e 100 metrave, ndërsa atletja Kerron Stjuart, pa shumë vështirësi ishte fituese në pistën e 200 metrave.